Grenell: Gjykata Speciale, një njollë për Evropën – Thaçi është peng politik

E martë, 17 Nëntor, 2026

Richard Grenell ka reaguar pas protestës së mbajtur të enjten kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si një shenjë inkurajuese.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Grenell e quajti Gjykatën Speciale “një njollë të madhe për evropianët” dhe kritikoi faktin që ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim për më shumë se pesë vjet.

“Ky nuk është një sistem i drejtë i drejtësisë. Kur mbani dikë kaq gjatë në burg me akuza të çmendura politike, kjo flet më shumë për ndjekjet politike që po i bëjnë evropianët. Është e tmerrshme dhe tregon natyrën politike të Evropës. Evropa duhet të përqendrohet më shumë në ekonomi dhe më pak në politikë,” tha ai.

Grenell e cilësoi ish-presidentin Hashim Thaçi si “peng” të Gjykatës Speciale. “Ajo që i kanë bërë në pesë vitet e fundit është të qenit peng. Është një situatë e tmerrshme dhe duhet të dëgjoni Edi Ramën, si dhe zërat në gjithë Evropën që po thonë se kjo është e papranueshme. Nëse doni një sistem të drejtë drejtësie, kjo është tmerrësisht e gabuar,” u shpreh ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.