Bari përkujton 34-vjetorin e mbërritjes së anijes “Vlora”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 8 gusht 2025, në Bashkinë e Barit u zhvillua ceremonia përkujtimore e 34-vjetorit të mbërritjes së anijes “Vlora” në portin e këtij qyteti, ngjarje historike që në vitin 1991 tronditi dhe frymëzoi njëkohësisht opinionin publik.

Në fjalën e hapjes, kryetari i bashkisë, Vito Leccese, kujtoi 8 gushtin e vitit 1991 si një moment që e gjeti qytetin të papërgatitur, por që nxori në pah frymën e mikpritjes së banorëve të Barit. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të komunave arbëreshe, dëshmitarë të asaj dite, si dhe konsujt e Shqipërisë në Bari, Artur Bardhi dhe Albana Tare.

Nëpërmjet një lidhjeje telematike ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i cili foli për binjakëzimin mes Vlorës dhe Barit, një nismë e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Bari që synon të forcojë lidhjet historike dhe kulturore mes dy qyteteve.

Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Leccese zyrtarizoi marrjen e shtetësisë italiane nga dy shtetas shqiptarë, Tito dhe Daniela, të cilët prej vitesh jetojnë e kontribuojnë në Bari. Më pas, aktiviteti vijoi në sheshin “Sono Persone”, në një event të drejtuar nga Giuseppe Dalfino, në përkujtim të ish-kryetarit të bashkisë Enrico Dalfino, i cili më 1991 sfidoi vendimin për riatdhesimin e refugjatëve dhe hapi dyert e qytetit për mbi 20 mijë shqiptarë.

Ngjarja u shoqërua me rrëfime të prekshme nga të mbijetuar të udhëtimit të anijes “Vlora” dhe nga banorë të Barit që i pritën ata me solidaritet, duke e shndërruar atë ditë në një simbol të miqësisë shqiptaro-italiane.

Në fund, organizatorët theksuan se 8 gushti nuk është vetëm kujtesë historike, por edhe një mesazh aktual mbi vlerat e hapjes dhe mirëseardhjes, duke nderuar trashëgiminë humane të qytetit të Barit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.