Osmani publikon letrën e Trump: Falënderim dhe përkushtim për aleancë të fortë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë publike letrën e dërguar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke shprehur falënderimet e saj për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani falenderon Trump për “fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën” dhe thekson përkushtimin për të thelluar aleancën mes dy vendeve në vitet e ardhshme.

Në letrën drejtuar presidentes Osmani, Trump vlerëson rolin e saj dhe të Kosovës në mbështetjen e qytetarëve jashtë vendit dhe thekson lidhjen e fortë mes SHBA-së dhe Kosovës, e cila bazohet në respekt të ndërsjellë, vlera demokratike dhe synimin për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Ai shpreh bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet dhe falenderon presidenten Osmani për udhëheqjen dhe mikpritjen ndaj SHBA-së.

Presidenti Trump shpreh gjithashtu dëshirën për të punuar ngushtë me Osamin në vitet që vijnë, duke përcjellë urimet më të mira nga Zonja e Parë e SHBA-së. Ky komunikim reflektën një marrëdhënie të ngushtë dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.