Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë, ku një tufë me kuaj dhe mushka që i përkisnin banorëve të fshatit Dukat, janë sulmuar me armë gjahu, duke lënë të vrara 7 prej tyre dhe plagosur 3 të tjera.
Policia e Vlorës, e njoftuar nga banorët, mbërriti në vendngjarje së bashku me pronarët e kafshëve. Mes tyre ishte edhe Ksenofon Konomi, një nga guidat më të njohura të turizmit malor në Karaburun dhe Llogara, të cilit i përkiste pjesa më e madhe e tufës. Sipas policisë, në mal u gjetën dy mushka të vrara, pesë të zhdukura, si dhe tre kuaj të plagosur me saçma në qafë.
Një mjek veteriner ndërhyri menjëherë për t’u hequr saçmat kafshëve të plagosura. Konomi ka dorëzuar kallëzim penal në polici, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorit. Dyshohet se sulmi mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës në fushën e guidave turistike.
Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për akuzën e “vrasjes dhe keqtrajtimit të kafshëve shtëpiake”. Në vendngjarje janë sekuestruar si prova disa saçma të gjuajtura nga armë çifte dhe janë dokumentuar pamjet e kafshëve të vrara e të plagosura.
Ky është rasti i parë i regjistruar në Shqipëri ku një tufë kafshësh të buta, si kuaj e mushka, sulmohen në grup me armë gjahu. Ligji shqiptar, i ndryshuar në vitin 2019, parashikon dënime për dhunimin, braktisjen apo vrasjen e kafshëve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.