Dhoma Amerikane kërkon zbatimin e një vizioni strategjik për turizmin shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, përmes Komitetit të saj të Turizmit dhe Mikpritjes, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet më të fundit në sektorin e turizmit dhe ka vlerësuar hartimin e Strategjisë Kombëtare për Turizmin 2030 si një hap thelbësor drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të këtij sektori.

Në një deklaratë për mediat, Dhoma thekson se vizioni i strategjisë, i hartuar me pjesëmarrjen aktive të grupeve të interesit të industrisë, krijon bazën për harmonizimin e të gjitha iniciativave strategjike që synojnë ta shndërrojnë Shqipërinë në një destinacion konkurrues turistik në Evropë, ku çmimi dhe cilësia të shkojnë paralelisht dhe të ofrojnë pushime për të gjitha kategoritë e vizitorëve.

“Dhoma Amerikane do të ndjekë me interes zbatimin e kësaj strategjie, në vijim edhe të rekomandimeve të Komitetit të Turizmit dhe Mikpritjes, që prekin fusha kyçe si akomodimi, udhëtimi dhe transporti, agroturizmi, si dhe konsulenca dhe trajnimet”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, organizata ka rikujtuar edhe shqetësimet e ngritura më herët lidhur me problematikat që po e dëmtojnë turizmin në vend. Sipas Dhomës, mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille, ndërtimet gjatë sezonit veror dhe mungesa e fuqisë punëtore, po ndikojnë negativisht në funksionimin e strukturave turistike dhe në cilësinë e shërbimeve.

Anëtarët e Dhomës që operojnë në sektorin e turizmit raportojnë se situata është veçanërisht e vështirë në zonat bregdetare, ku ndikimi i këtyre problematikave është i drejtpërdrejtë jo vetëm për bizneset, por edhe për komunitetet vendase dhe për përvojën e turistëve.

Dhoma Amerikane i ka bërë thirrje Qeverisë, pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse që t’i japin prioritet adresimit të këtyre sfidave, për të ruajtur momentumin pozitiv dhe për të përforcuar imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje në Evropën Juglindore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.