Qeveria britanike ka paraqitur një propozim të ri që parashikon dënimin me deri në pesë vite burg për këdo që promovon kalimet ilegale të Kanalit të La Manshit ose reklamimin e pasaportave të rreme në rrjetet sociale.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 80% e emigrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes gomoneve përdorin platforma online për të kontaktuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve. Autoritetet synojnë të godasin financimin dhe strukturën e këtyre grupeve kriminale, të cilat ofrojnë madje “paketa udhëtimi” deri në 12,000 paund për persona kryesisht nga Shqipëria, duke u premtuar strehim dhe punë.
Vepra e re penale do të përfshihet në projektligjin për Sigurinë Kufitare, Azilin dhe Emigracionin, aktualisht në shqyrtim parlamentar. Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, deklaroi se masa do t’i japë policisë më shumë kompetenca për të ndërhyrë kundër kriminelëve që rrezikojnë jetë njerëzish me propaganda mashtruese.
Në paralel, Cooper njoftoi një skemë të re përshpejtuese për shqyrtimin e kërkesave për azil, me synimin për të përpunuar aplikimet brenda disa javësh dhe për të reduktuar vonesat në sistem.
Ndërkaq, më shumë se 25,000 emigrantë kanë kaluar në mënyrë të paligjshme në Britani përmes Kanalit të La Manshit vetëm gjatë vitit 2025 – një shifër rekord për këtë periudhë të vitit. Gjatë vitit të kaluar, mbi 8,000 postime në rrjete sociale që promovonin kalime ilegale janë hequr falë bashkëpunimit të Agjencisë Kombëtare të Krimeve me platformat teknologjike.
Opozita konservatore ka kritikuar masat e qeverisë si të vonuara dhe të pamjaftueshme, duke kërkuar dëbime automatike si mënyrën më efektive për të ndalur fluksin e kalimeve të paligjshme.
https://news.sky.com/story/smugglers-advertising-channel-crossings-on-social-media-could-face-five-years-in-prison-13406088
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.