RTL Radio: Shqipëria, xhevahiri ballkanik që po kthehet në destinacion europian

E martë, 17 Nëntor, 2026

Turizmi shqiptar vijon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke u shndërruar në një histori suksesi që po i tejkalon kufijtë e rajonit. Kësaj here, është “RTL Radio” – një nga platformat më të njohura mediatike në Luksemburg – që i ka kushtuar Shqipërisë një artikull të posaçëm, në kuadër të serisë së saj për destinacionet më tërheqëse të pushimeve në Europë.

Me titullin “Xhevahiri ballkanik që po kthehet nga një sekret, në destinacion qendror të hartës turistike europiane”, RTL Radio e cilëson Shqipërinë një vend në transformim të shpejtë, që po fiton statusin e një “pike të nxehtë” për pushime. Mediat luksemburgase veçojnë sidomos veriun e vendit, me natyrën e paprekur dhe peizazhe që ofrojnë shumë në një sipërfaqe të vogël – larg turizmit masiv dhe zhurmës së zakonshme verore.

“Fshatrat e vegjël me shtëpi guri, lumenj të pastër dhe pamje panoramike e bëjnë zonën një parajsë për entuziastët e aktiviteteve në natyrë dhe ata që kërkojnë paqe. Parku Kombëtar i Vjosës, i klasifikuar në vitin 2023 si ‘Parku Kombëtar i Lumit të Egër’ i parë në Evropë, ofron edhe më shumë bukuri natyrore. Vjosa konsiderohet si lumi i fundit i madh me rrjedhë të lirë në kontinent, me rajonin përreth që strehon mbi 1100 lloje kafshësh dhe bimësh, duke përfshirë rrëqebullin, vidrat dhe zogj të rrallë”, shkruan RTL Radio.

Po ashtu Riviera Shqiptare përgjatë bregdetit Jon konsiderohet një nga rajonet më të bukura, por më pak të zhvilluara në Mesdhe.

“Plazhe si Maldivet. Ata që preferojnë detin në vend të maleve nuk do të zhgënjehen gjithashtu. Plazhet e Ksamilit, Dhërmiut dhe Himarës kanë rërë të imët, ujëra bruz dhe një atmosferë të relaksuar, turmat e vendpushimeve të mëdha”, thuhet në artikull.

RTL Radio shkruan po ashtu për Tiranën, një qytet që përzien ngjyrat, historinë dhe jetën e gjallë. “Qendra e tij është plot me energji krijuese, nga kafenetë me muzikë live dhe art rruge, deri te restorantet inovative dhe një popullsi e re që i jep jetë qytetit”, vijon artikulli.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.