Tirana, qyteti i ngrohtë, i zhurmshëm dhe gjithnjë në lëvizje, është shumë më tepër se një ndalesë rrugore drejt bregdetit shqiptar. Në një artikull të fundit për gazetën prestigjioze britanike The Standard, gazetarja Vicky Jessop shkruan se Tirana meriton më shumë vëmendje nga vizitorët që udhëtojnë drejt jugut të Shqipërisë për të shijuar plazhet e Ksamilit apo Sarandës.
“Kur dëgjon fjalën ‘Shqipëri’, ndoshta të vijnë në mendje pamje deti, perëndime mesdhetare apo fytyra e Dua Lipës në Instagram”, shkruan ajo, por shton se kryeqyteti shqiptar po përjeton një transformim të jashtëzakonshëm. I liruar nga dekada izolimi dhe tashmë i gjallëruar nga investimet, Tirana ofron një miks unik arkitekture, kafeje, historie dhe ritmi urban.
Qyteti që dikur shihej vetëm si një ndalesë e shkurtër, sot shpërblen çdo vizitor që i jep kohë për ta njohur më thellë. Me një kuzhinë gjithnjë e më cilësore dhe atmosferë miqësore, Tirana është gati të të befasojë. Ja si mund ta përjetoni më së miri këtë qytet që po rilind çdo ditë.
Shëtitje të shumta
Shqipëria është një vend që ka vetëm 113 vjet pavarësi. U pushtua fillimisht nga osmanët për rreth 400 vjet, pastaj, pasi u zhdukën pas Luftës së Parë Botërore, gjermanët dhe italianët shkuan sërish atje gjatë Luftës së Dytë.
Pas kësaj, Enver Hoxha, i mbështetur nga BRSS, i ngjit në pushtet në fund të viteve ’40. Në një kthesë të parashikueshme, ai u bë një diktator i pamëshirshëm, i cili shtypi brutalisht të gjitha format e disidencës, dërgoi rebelët në kampe përqendrimi dhe e zhyti vendin në dekada varfërie të tmerrshme.
Si rezultat, jo shumë nga qyteti i vjetër i Tiranës mbijetoi. Pjesa më e madhe e saj u rrafshua në një tërbim entuziazmi komunist dhe brutalist. Megjithatë, pamje të vogla janë ende të dukshme, veçanërisht rreth sheshit ”Skënderbej”, në zemër të kryeqytetit.
Për t’i parë të gjitha këto, një tur falas në këmbë është gjithmonë një mundësi e mirë.
Është gjithashtu i përshtatshëm edhe për turistët e vetmuar. Përveç Teatrit modernist të Operës që rrethon skajin e sheshit, shkoni edhe në xhaminë e Et’hem Beut, që ndodhet pranë saj. E ndërtuar nga osmanët në vitet 1700, është një pjesë e bukur dhe e thjeshtë arkitekturore e rrethuar nga një kullë sahati në njërën anë dhe sheshi i gjerë në anën tjetër.
Prej andej, vazhdoni nëpër rrugët drejt Pazarit të Ri, ku shiten suvenire turistike dhe qilima të endur, si dhe fruta dhe perime dhe gjeni kohë për të bredhur nëpër rrugën ”Murat Toptani” drejt kalasë së vjetër. Pjesa më e madhe e saj u rrafshua nga komunistët, por rrënojat janë mbushur me dyqane dhe është një vend i këndshëm për t’u ulur dhe për të pirë një kafe.
Një nga gjërat më të bukura të Tiranës është vëmendja e madhe që i është kushtuar rigjallërimit të saj. Ajo nuk është e thjeshtë, pa shpirt dhe plot me rrokaqiej si shumë qytete moderne; përkundrazi, arkitektë nga e gjithë bota janë porositur për të ndërtuar kulla të çuditshme që i shtojnë një dimension të ri interesant horizontit.
Shikoni kullën ”Skënderbeu” pranë sheshit kryesor si një shembull i kësaj. E ndërtuar nga studioja holandeze MVRDV, valët dhe kthesat e saj, kur shihen nga këndi i duhur, formojnë një portret të heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut.
Reliket e Hoxhës janë gjithashtu të dukshme rreth kryeqytetit në formën e piramidës madhështore të projektuar nga vajza e tij, Pranvera, si një vend i shenjtë në kujtim të babait të saj të ndjerë.
Fatmirësisht, këto ditë është shtëpia e një qendre trajnimi për të rinj. Shkallët në pjesën e jashtme mund të ngjiten gjithashtu duke ofruar pamje të mrekullueshme në majë.
Ekzistojnë gjithashtu bunkerët, që Hoxha kishte instaluar rreth kryeqytetit në rast të një pushtimi që nuk ndodhi kurrë si edhe shtëpia e tij e vjetër, që tani është një muze.



