Nga Spanja në Shqipëri: pushime të lira, për çdo stinë dhe shije

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një kohë kur çmimet e udhëtimeve po rriten dhe buxhetet e pushimeve janë gjithnjë e më të kufizuara, gjetja e një destinacioni të përballueshëm është kthyer në një sfidë për shumë turistë. Por një artikull i së përditshmes britanike “Independent”, me autore Sarah Marshall, vjen në ndihmë me pesë sugjerime të vlefshme për pushime buxhetore në vitin 2025. Nga plazhet e arta të Spanjës, deri te peizazhet magjepsëse të Shqipërisë, këto destinacione po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, veçanërisht ata që kërkojnë eksperienca autentike, larg turmave dhe çmimeve të kripura.

Shqipëria: Vendi më i mirë për aventura

Qoftë duke shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, duke zbuluar majat e maleve apo duke notuar në ujërat e kaltra të shndritshme, Shqipëria ka një ngjashmëri të madhe me fqinjën e saj elegante përtej detit Adriatik.

Por krahasuar me Italinë, plazhet janë më të qeta, vendet e fshehura janë më të shumta dhe çmimet janë dukshëm më të lira.

I specializuar në udhëtime për turistë 18-35 vjeç, “Contiki” është operatori i parë turistik për të rinj që ofron udhëtime në të gjithë vendin ballkanik.

Mësoni rreth të kaluarës përmes arkitekturës osmane, fashiste dhe sovjetike të kryeqytetit, Tiranës, ecni në shtigjet që të çojne në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe relaksohuni në plazhet e arta të Rivierës Shqiptare.

Udhëtimi tetëditor kushton 1,025 euro për person, duke përjashtuar fluturimet.

“Independent” rendit vendet më të mira për t’u vizituar në vitin 2025 – për pushime të përballueshme:

1. Vendi më i mirë për aventura: Shqipëria
2. Vendi më i mirë për plazhet: El Gouna, Egjipt
3. Vendi më i mirë për familjet: Galicia, Spanjë
4. Vendi më i mirë për ski: Voss, Norvegji
5. Vendi më i mirë për natyrën: Bosnjë-Hercegovina

https://www.independent.co.uk/travel/news-and-advice/best-cheap-holidays-spain-albania-flights-b2797926.html

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.