Në një akt solemn e plot emocione, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i dha me dekret presidencial shtetësinë kosovare një prej figurave më të shquara të artit shqiptar dhe botëror – këngëtares së famshme Dua Lipa.
“Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme,” u shpreh Presidentja Osmani në rrjetet sociale, duke theksuar se ylli me famë ndërkombëtare ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për vendin e saj të origjinës, duke përfaqësuar me krenari kulturën, rininë dhe aspiratat e një populli të tërë.
“Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë”, shkruan Osmani, duke e quajtur këtë dekret një nder të veçantë.
Kjo është më shumë se një njohje formale – është një rikthim simbolik në gjirin e një kombi që e ka dashur dhe e ka ndjekur me krenari në çdo skenë botërore. Dua Lipa është bërë ambasadore e padiskutueshme e vlerave shqiptare, e një Kosove moderne, kreative dhe me aspirata të larta europiane.
“Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!”, përfundon Osmani, duke shprehur ndjenjat e një kombi të tërë për bijën e tij më të ndritur në botën e muzikës.
Ky akt i sotëm është dëshmi se suksesi nuk e harron kurrë rrënjën. Sot, bashkë me Dua Lipën, feston mbarë Kosova dhe gjithë shqiptaria.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.