Shkrimtarja shqiptare Ledia Xhoga është bërë pjesë e listës së pretendentëve për Booker Prize 2025, një ndër çmimet më prestigjioze të letërsisë ndërkombëtare. Romani i saj debutues në gjuhën angleze, “Misinterpretation”, ka siguruar një vend mes titujve të këtij viti.
Fituesi i këtij edicioni do të shpallet më 10 nëntor 2025.
Romani “Misinterpretation” sjell rrëfimin e një përkthyeseje shqiptare që jeton në Nju Jork, e cila pranon me hezitim të punojë me një të mbijetuar të torturave nga Kosova, Alfredin. Ndërsa përpiqet ta ndihmojë atë gjatë seancave terapeutike, ajo përfshihet thellë në traumën e tij, duke risjellë në sipërfaqe plagët e saj të vjetra.
Një vendim impulsiv për të ndihmuar një poet kurd e çon në një përballje të rrezikshme, ndërsa një udhëtim i papritur për të takuar nënën në Shqipëri i vë përballë kontrastit midis dy jetëve të saj. Pas kthimit, ajo përballet me pasojat dhe fillon të vërë në dyshim kufirin mes realitetit dhe iluzionit.
I ndërtuar me intensitet emocional dhe reflektim të thellë, “Misinterpretation” eksploron trashëgimitë e errëta të familjes dhe atdheut, si dhe vijën e hollë midis dhembshurisë dhe vetëmbrojtjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.