Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar zyrtarisht një rezolutë në Kuvend, përmes së cilës kërkohet njohja e pozitës diskriminuese të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Përmes kësaj nisme parlamentare, Kamberi i bën thirrje institucioneve shtetërore të angazhohen për përmirësimin e kushteve dhe të drejtave të shqiptarëve në përputhje me ligjet serbe, marrëveshjet ndërkombëtare dhe obligimet që burojnë nga procesi i integrimit evropian.
Sipas Kamberit, përpjekjet e mëparshme institucionale kanë dështuar të japin rezultate konkrete. Prandaj, ai kërkon që çështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës të bëhet pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Miratimi i kësaj rezolute do të ishte shenjë e vullnetit politik për të adresuar padrejtësitë dhe për të ndërtuar barazi për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie. Kjo është thelbësore për zhvillimin demokratik dhe integrimin në BE”, tha Kamberi në një reagim në Facebook.
Në rezolutë theksohet se gjendja e shqiptarëve në Luginë është përkeqësuar për shkak të injorimit institucional të kërkesave të tyre. Ndër shqetësimet kryesore janë:
Pasivizimi arbitrar i adresave, që çon në humbjen e të drejtave qytetare
Mosnjohja e diplomave nga Kosova
Mungesa e përfaqësimit të drejtë në institucionet shtetërore
Pengesa në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare
Mungesa e zhvillimit ekonomik në rajon
Rezoluta bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më 2001, 2009 dhe 2013; ndalimin e pasivizimeve të pajustifikuara; respektimin e të drejtave gjuhësore dhe arsimore; dhe përfaqësim të barabartë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Ndër të tjera, propozohet edhe krijimi i një trupi parlamentar me pjesëmarrjen e OSBE-së, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve shqiptarë, i cili do të ketë detyrë të hetojë rastet e pasivizimeve, që po ndikojnë në ndryshimin e strukturës etnike të rajonit.
Ky hap i Kamberit përfaqëson një përpjekje konkrete për t’i dhënë zë shqetësimeve të komunitetit shqiptar në jug të Serbisë dhe për të kërkuar zgjidhje institucionale afatgjata.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.