Shqiptarët e Luginës marrin mbështetje nga BE për të drejtat në Serbi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në institucionet ndërkombëtare. Deputeti Shaip Kamberi ka publikuar një letër zyrtare nga Komisionerja për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila konfirmon se Brukseli po ndjek nga afër trajtimin e pakicave kombëtare në Serbi, përfshirë komunitetin shqiptar.

Në letrën drejtuar Kamberit, Kos shprehet se BE e sheh çështjen në kuadrin e Kapitullit 23 të negociatave për anëtarësimin e Serbisë, që ka të bëjë me “Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore”. Ajo thekson se Serbia është e detyruar të respektojë të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.

Komisionerja ndalet edhe te një nga shqetësimet më të theksuara të shqiptarëve në Luginë: pasivizimi i adresave. Ajo shkruan se Komisioni Evropian e ka ngritur këtë çështje në Raportin e Zgjerimit 2024, duke kërkuar sqarime nga autoritetet serbe për mënyrën e verifikimit të qëndrimit, si dhe nëse jugu i Serbisë është veçanërisht i shënjestruar.

“Kemi theksuar nevojën që autoritetet serbe të shpjegojnë më mirë për publikun se si po kryhen këto verifikime, të cilat po rezultojnë në pasivizimin e disa adresave,” – thekson Komisionerja Kos.

Kjo përgjigje e zyrtares së lartë të BE-së përbën një mbështetje të qartë për kauzën e shqiptarëve të Luginës, duke i dhënë legjitimitet shqetësimeve të ngritura prej kohësh në lidhje me diskriminimin administrativ dhe cenimin e të drejtave themelore.

Deputeti Shaip Kamberi, përmes publikimit të kësaj letre, theksoi se zëri i shqiptarëve të Luginës po dëgjohet gjithnjë e më shumë në Bruksel, dhe se angazhimi institucional për të drejtat e tyre po bëhet gjithnjë më i dukshëm në agjendën e BE-së.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.