Nuk flet anglisht? Nuk mund të punosh si shofer kamioni në SHBA!

E martë, 17 Nëntor, 2026

Administrata federale e Shteteve të Bashkuara ka rikthyer kërkesat strikte për zotërimin e gjuhës angleze nga të gjithë shoferët e kamionëve komercialë, duke përmbysur lehtësimet e vendosura në vitin 2016 nga administrata Obama. Ky vendim i ri, i nënshkruar nga presidenti Donald Trump, parashikon që çdo shofer i cili nuk arrin të flasë ose lexojë anglisht në një nivel të mjaftueshëm për të komunikuar, për të kuptuar sinjalistikën rrugore dhe për të përmbushur dokumentacionin e kërkuar, të konsiderohet i papërshtatshëm për të punuar.

Vendimi ka ngjallur reagime në sektorin e transportit amerikan, i cili tashmë po përballet me mungesë të fuqisë punëtore dhe sfida të automatizimit. Sipas Ministrit të Transportit, Sean Duffy, rregullorja e re përfaqëson një “kthim në logjikën e shëndoshë” dhe vendos sigurinë rrugore mbi çdo kompromis.

Por për shumë emigrantë – përfshirë edhe qytetarë shqiptarë që punojnë ligjërisht në këtë sektor – ky ndryshim mund të sjellë pasoja të rënda. Një numër i konsiderueshëm shoferësh nga komuniteti shqiptar, të cilët kontribuojnë në industrinë amerikane të transportit, mund të preken nga rregulli i ri për shkak të mungesës së njohurive të avancuara të gjuhës angleze, pavarësisht profesionalizmit të tyre në drejtimin e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Sipas udhëzimeve të reja, çdo aplikant ose shofer ekzistues do të duhet të kalojë testime të aftësisë gjuhësore për të mbetur në profesion. Zbatimi do të bëhet nga agjencitë përkatëse si Aleanca për Sigurinë e Automjeteve Tregtare, e cila më parë kishte rekomanduar eliminimin e kësaj kërkese, por tani është e detyruar të ndjekë urdhrin ekzekutiv.

Në njoftimin zyrtar të qeverisë, theksohet se: “Zotësia në gjuhën angleze nuk është luks, por një kërkesë themelore për sigurinë rrugore.”

Për shumë shoferë emigrantë, përfshirë shqiptarët që jetojnë e punojnë në SHBA, ky vendim nënkupton një domosdoshmëri të re për përmirësimin e aftësive gjuhësore në mënyrë që të mos humbasin vendet e tyre të punës dhe të vijojnë kontributin e tyre në një nga sektorët më kritikë të ekonomisë amerikane.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.