Në një artikull të fundit të publikuar nga The New York Times, Dhërmiu në jug të Shqipërisë është përzgjedhur si një nga gjashtë plazhet më të veçanta për t’u vizituar këtë verë në Europë. Mes temperaturave përvëluese që kanë përfshirë kontinentin, gazeta prestigjioze amerikane sugjeron destinacione bregdetare që ofrojnë freski, natyrë të virgjër dhe eksperienca autentike – ku Shqipëria spikat mes vendeve si Kroacia, Greqia, Italia, Franca dhe Norvegjia.
Sipas The New York Times, plazhi i Dhërmiut në Rivierën Shqiptare ofron një alternativë më pak të mbipopulluar krahasuar me bregdetet e Kroacisë apo Greqisë. Me një gjatësi rreth 1 milje, ky plazh përshkruhet si një kombinim i vendeve të qeta me ujëra të kristalta, aktiviteteve ujore si kajak dhe snorkeling, si dhe një atmosferë rinore ku organizohen festivale muzikore ndërkombëtare.
Për adhuruesit e zhytjes, një atraksion unik është mbetja e një avioni luftarak të kohës sovjetike, i fundosur pak larg bregut në plazhin fqinj të Drymades. Rrethinat e Dhërmiut ofrojnë gjithashtu shtigje për ecje, ullishte dhe pamje panoramike drejt detit dhe maleve Akrokeraune, të cilat shtojnë magjinë e udhëtimit në këtë cep të jugut shqiptar.
Përveç Dhërmiut në Shqipëri, lista e plazheve më mbresëlënëse të Europës përfshin edhe:
Golden Horn Beach në Kroaci
Dune du Pilat në Francë
Fteri Beach në Kefalonia, Greqi
La Pelosa Beach në Sardenjë, Itali
Haukland Beach në Norvegji
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.