Portieri me origjinë shqiptare, Rafaele Huli, ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale me Juventusin, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.
I lindur më 30 korrik 2008 në Asti të Italisë, Huli ka qenë pjesë e akademisë së Juventusit që nga viti 2017 dhe ka spikatur si një nga lojtarët kyç të ekipit U-17 këtë sezon, që u mbyll me arritjen në gjysmëfinalen e kampionatit.
Huli ka përfaqësuar Italinë në nivelet e moshave deri në vitin 2023, por zgjodhi t’i bashkohej Shqipërisë, duke veshur fanellën kuqezi në Kampionatin Evropian U-17 të kësaj vere. Me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë, ai ka luajtur në 10 ndeshje, duke qenë titullar i padiskutueshëm në portë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.