Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në kufirin e Ventimiglia-s, teksa po kthehej nga Franca, pas një arratie të shkurtër që pasoi një tentativë të rëndë vrasjeje. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia italiane, pasi akuzohet për sulmin me thikë ndaj një 30-vjeçari shqiptar, ngjarje që ndodhi mëngjesin e 16 korrikut në parkingun e qendrës tregtare Gran Reno, në Casalecchio, pranë Bolonjës.
Sipas mediave italiane, autori dyshohet se ka qëlluar viktimën dy herë me thikë – një herë në shpinë dhe një tjetër në qafë – përpara se të largohej nga vendngjarja dhe të arratisej jashtë shtetit. Sulmi dyshohet të jetë një krim pasioni, pasi 43-vjeçari kishte dyshime se viktima ishte në një lidhje me bashkëshorten e tij.
Pamjet e kamerave të sigurisë në parking ndihmuan hetuesit të identifikojnë autorin shumë shpejt, ndërsa pas disa ditësh ndjekjeje, ai u arrestua në Ventimiglia, gjatë tentativës për të hyrë përsëri në Itali.
Viktima mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin Maggiore, ku ndodhet ende i shtruar, jashtë rrezikut për jetën. Sulmi alarmoi edhe klientët e tjerë të qendrës tregtare, të cilët e panë viktimën të rrëzohej në një pellg gjaku dhe njoftuan menjëherë shërbimet emergjente.
Autori i dyshuar është banor i rregullt i zonës Pianoro dhe ka një precedent penal për trafik droge. Nuk dihet ende me saktësi nëse ai u largua menjëherë drejt Francës pas ngjarjes, apo zgjodhi të fshihej diku tjetër përpara se të kthehej. Hetuesit po punojnë për të sqaruar këto rrethana.
43-vjeçari ndodhet aktualisht në burgun e Sanremos, ku do të paraqitet para gjykatës për seancën paraprake dëgjimore në ditët në vijim.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.