Greqi/ Zbulohet rrjeti i drogës greko-shqiptar, kokaina vinte nga Ekuadori

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një rrjet i mirëorganizuar trafiku ndërkombëtar kokaine, me përfshirjen e punonjësve portualë grekë dhe shpërndarësve shqiptarë, është zbuluar nga autoritetet greke pas një operacioni të gjerë që u finalizua në orët e para të së hënës në portin e Pireut.

Operacioni çoi në arrestimin në flagrancë të dy punonjësve portualë, të cilët po shkarkonin çanta me kokainë nga një kontejner i ardhur nga Ekuadori. Sipas policisë greke, droga ishte fshehur në kontejnerë me ndihmën e punonjësve të korruptuar në portin ekuadorian dhe kishte destinacion Greqinë.

Çantat me kokainë u futën menjëherë në një makinë luksoze të tipit Porsche, ku i priste një bashkëpunëtor i tyre. Makina rezulton të jetë në pronësi të njërit prej punonjësve të portit dhe, sipas hetimeve, ishte përdorur më parë për transportin e drogës.

Shtatë punonjës portualë grekë ishin të përfshirë në skemë, secili me një rol të caktuar: nga manipulimi i kamerave të sigurisë deri te koordinimi i turneve të punës për të mundësuar marrjen e drogës pa u diktuar. Komunikimi mes tyre kryhej vetëm në mënyrë direkte për të shmangur përgjimet.

Në anën tjetër të zinxhirit qëndronin shpërndarësit shqiptarë, të cilët e prisnin drogën për shpërndarje në territorin grek dhe më tej. Fitimi për çdo ngarkesë llogaritej të ishte mbi 200 mijë euro.

Koka e rrjetit dyshohet të jetë një 35-vjeçar grek, me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve. Ai kishte krijuar lidhje të ngushta me rrjetin shqiptar të shpërndarësve, disa prej të cilëve dyshohet se janë ende në Greqi dhe në arrati.

Autoritetet greke e kishin vënë në shënjestër grupin prej kohësh, ndërsa ngarkesa e fundit konsiderohet si momenti kyç për të ndërhyrë dhe çmontuar rrjetin.

Hetimet janë në vijim, ndërsa janë lëshuar urdhër-arreste për disa prej trafikantëve shqiptarë që ende nuk janë arrestuar. Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që ky grup të ketë qenë i përfshirë edhe në ngarkesa të tjera që mund të kenë kaluar pa u zbuluar më parë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.