Qytetet e Maliqit dhe Korinthit drejt binjakëzimit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një delegacion zyrtar nga Bashkia e Maliqit po zhvillon këto ditë një vizitë në qytetin e Korinthit, në kuadër të thellimit të marrëdhënieve mes dy bashkive dhe përgatitjes për nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit, që pritet të finalizohet sapo të përmbyllen procedurat burokratike përkatëse.

Vizita vjen si përgjigje ndaj vizitës që Kryetari i Bashkisë së Korinthit, z. Nikos Stavrelis, zhvilloi në Maliq në shtator të vitit të kaluar. Marrëdhëniet mes dy bashkive janë ndërtuar mbi bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, të cilat zgjaten prej shumë vitesh.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga nënkryetarja për Kulturën e Bashkisë Maliq, znj. Rudina Bragu, u prit sot në ambientet e Bashkisë së Korinthit në një takim zyrtar me Kryetarin Stavrelis. Pjesë e delegacionit ishin gjithashtu: Festim Tomori, kryetar i Shoqatës Kulturore “Dhimiter Orgocka”, Markel Kupe, përgjegjës për turizmin në Bashkinë Maliq, si dhe artistë, regjisorë dhe skenaristë, të cilët në kuadër të kësaj vizite do të realizojnë një dokumentar për qytetin e Korinthit dhe trashëgiminë e tij kulturore.

Në fjalën e tij, Kryetari Stavrelis theksoi rëndësinë e komunitetit shqiptar në Greqi, duke vlerësuar kontributin e tyre në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit gjatë 35 viteve të fundit.

“Komuniteti shqiptar është tashmë pjesë përbërëse e shoqërisë greke. Me përkushtim dhe dashuri për vendin që i priti, ata krijuan familje, kontribuuan në punë, biznes, shkencë dhe art. Tre breza janë tashmë plotësisht të integruar, duke dëshmuar përditë se bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë ndërtojnë shoqëri të forta,” – u shpreh Stavrelis.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave shqiptare të zonës së Korinthit si dhe z. Irfan Abazaj, Sekretar i Përgjithshëm i Komunitetit Shqiptar në Greqi.

Vizita është një tjetër hap konkret drejt afrimit institucional dhe kulturor mes Shqipërisë dhe Greqisë në nivel vendor, dhe një shembull i shkëlqyer i diplomacisë kulturore ndërmjet komuniteteve fqinje.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.