Greqi/Shqipëria në festivalin ndërkombëtar të gastronomisë “Food for Good”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqipëria u përfaqësua denjësisht në edicionin e 24-të të festivalit ndërkombëtar të gastronomisë “Food for Good”, një aktivitet humanitar ku gra nga 32 vende të botës gatuan falas për të mbledhur fonde për fëmijët e Fshatit Filiro.

Në mesin e këtyre përfaqësueseve ishte edhe Lidhja e të Diplomuarve Shqiptarë në Greqi (L.S.D.G.), e cila prezantoi kuzhinën shqiptare në këtë ngjarje të veçantë, duke përcjellë përmes gatimeve, ngjyrave dhe aromave, traditën dhe shpirtin e mikpritjes shqiptare. Në një atmosferë të ngrohtë dhe shumëgjuhëshe, ku dëgjoheshin këngë e përshëndetje nga të gjitha anët e botës, stenda shqiptare u veçua për kujdesin estetik dhe mesazhin njerëzor që përcolli: “Më përpara ha syri, pastaj goja.”

Organizata është pjesë e Komunitetit Shqiptar në Greqi, organi më i lartë përfaqësues i diasporës në këtë vend, që drejtohet nga Rovena Xhori, një figurë e dashur dhe shumë aktive në ruajtjen e identitetit shqiptar në emigracion.

Në këtë edicion, një rol të rëndësishëm pati edhe Anila Rezhda, anëtare e Bordit Drejtues të Federatës Kombëtare Greke PEM – FIT International Federation of Translators, e cila përfaqësoi publikisht këtë organizatë ndërkombëtare si ambasadore e gjuhëve dhe kulturave që përfaqëson.

Në përfundim të aktivitetit, fëmijët e Fshatit Filiro dhuruan një pikturë të realizuar me duart e tyre të vogla, ku shkruhej në greqisht “Ευχαριστούμε Αλβανία” – Faleminderit Shqipëri, një gjest që emocionoi të gjithë pjesëmarrësit.

“Ky veprimtar i përket arkivës sonë dhe brezave që do të vijnë. Ishte një kujtim i bukur i përpjekjes sonë për ta përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet dhe dashuri në çdo hap,” u shpreh Rezhda, duke falënderuar në mënyrë të veçantë Maria Musaraj, tashmë e diplomuar dhe e punësuar në sektorin e shëndetësisë në Selanik, e cila ishte “flutura jonë e bukur” në stendën shqiptare.

E ndërsa shumë kontribues të tjerë zgjodhën të mbeten anonimë, siç thekson Rezhda, kjo është shenjë e vlerës më të madhe: “Njerëz të rrallë që bëjnë shumë, por nuk kërkojnë fjalë përmendjeje.”

Një moment simbolik, por dhe i dhimbshëm, ishte mungesa e një videoje zyrtare për promovimin e Shqipërisë, për të cilën ishte kërkuar mbështetje nga institucionet përkatëse. “Fatkeqësisht, asnjë përgjigje nuk morëm. Ishim gati me gjithçka: ekranin, teknikun, entuziazmin. Por mbetëm pa ilustrim filmik. Folëm për atdheun me fjalë, siç bëjmë tash 40 vjet,” shtoi Rezhda, duke nënvizuar dallimin mes humanizmit të vërtetë dhe promovimit të rremë.

Në vend të një performance artistike nga grupi shqiptar, Anila Rezhda zgjodhi që të kërkojë publikimin e një videoje zyrtare për Shqipërinë. Kjo nismë nuk u mbështet nga autoritetet, por ajo shpalosi flamurin kuqezi si çdo vit dhe e ruajti me premtimin se do ta hapë sërish në tokë të huaj, si simbol i përjetshëm i përkatësisë.

“Ta gëzosh, Shqipëri, këtë përfaqësim që u bë me gjithë shpirt! Ne një ditë s’do jemi më, por ti do përmendesh gjithmonë nga ata që të deshën fort!” — përfundon mesazhin e saj Anila Rezhda, një zë që flet në emër të mijëra shqiptarëve në Greqi që mbajnë gjallë gjuhën, traditën dhe humanizmin shqiptar larg atdheut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.