IOM: Të paktën 317 viktima dhe 286 të zhdukur në rrugën e Mesdheut gjatë 2025

E martë, 17 Nëntor, 2026

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) raportoi se nga 1 janari deri më 12 korrik 2025, të paktën 317 persona kanë vdekur dhe 286 të tjerë rezultojnë të zhdukur në rrugën e Mesdheut Qendror, një nga korridoret më të rrezikshme të migrimit në botë.

Sipas përditësimit të IOM në rrjetin social X, që nga fillimi i këtij viti janë kapur dhe kthyer në Libi 12,338 migrantë, përfshirë 10,653 burra, 1,136 gra dhe 404 fëmijë. Në të njëjtën periudhë, 145 persona të tjerë janë regjistruar pa dhënë informacione mbi gjininë.

Në krahasim me vitet e kaluara, në 2024 u kthyen në Libi 21,762 migrantë, ndërsa në 2023 ky numër ishte 17,190. Por numri i viktimave mbetet shqetësues: 665 vdekje u regjistruan në 2024 dhe 962 në 2023, duke u bërë rrugë vdekjeprurëse për shumë emigrantë që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.

IOM thekson se, megjithëse nuk merr pjesë drejtpërdrejt në operacionet e ndalimit, ajo ofron ndihmë humanitare dhe mjekësore në pikat zyrtare të zbarkimit dhe monitoron kushtet e migrantëve.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara përsërit se Libia nuk konsiderohet një vend i sigurt për riatdhesim, për shkak të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në qendrat e paraburgimit dhe kushteve të pasigurta të jetesës për migrantët.

Nga 6 deri më 12 korrik 2025, 415 migrantë u ndaluan dhe u kthyen në Libi, pjesë e një trende të vazhdueshme rikthimesh që vazhdon gjatë gjithë vitit.

Raporti i IOM shërben si një instrument i rëndësishëm për monitorimin e krizës humanitare në Mesdhe dhe për të kuptuar dimensionin e sfidave të migrimit në rajon.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.