Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Rimini, nën akuzën për trafik droge. Mediat italiane raportojnë se karabinierët e Riçiones vunë re sjelljen e dyshimtë të një 24-vjeçari shqiptar teksa luante me telefonin e tij, duke nxitur dyshime për veprimtari të paligjshme.
Pas një periudhe vëzhgimi, ai u kap në flagrancë duke shitur një dozë kokaine për 30 euro në orët e vona të natës. Gjatë kontrollit fizik, në makinën dhe më pas në dhomën e hotelit ku qëndronte, policia gjeti 20 doza me kokainë si dhe 700 euro në para të gatshme që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
I riu u ndalua dhe u vendos në paraburgim, ndërsa gjykata vendosi që ai të qëndrojë në arrest shtëpie deri në përfundim të procesit, i cili do të zhvillohet me procedurë të shkurtuar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.