Shqipëria ka përmbyllur me sukses raundin e dytë të negociatave me Letoninë për një marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore. Takimi u zhvillua në Riga, kryeqytetin e Letonisë, ku delegacioni shqiptar drejtohej nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ndërsa pala letoneze nga drejtoresha e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Politikave të BE-së në Ministrinë e Mirëqenies, Ineta Tāre.
Të dy delegacionet ranë dakord për përmbajtjen e marrëveshjes kuadër dhe asaj administrative, të cilat synojnë të garantojnë mbrojtje të plotë sociale për qytetarët që punojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri dhe Letoni. Marrëveshja do t’i nënshtrohet tashmë procedurave të miratimit në qeveritë dhe parlamentet përkatëse.
Me këtë nismë, numri i marrëveshjeve dypalëshe të Shqipërisë në fushën e mbrojtjes shoqërore shkon në 21, prej të cilave 13 janë me vende anëtare të Bashkimit Evropian.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.