Kapitenia e përfaqësueses suedeze në futbollin e femrave, Kosovare Asllani, zgjodhi të ndante një nga momentet më të veçanta të karrierës së saj me një tifoze shqiptare, duke i dhuruar fanellën që veshi në ndeshjen e saj të 200-të me ekipin kombëtar të Suedisë.
Pas fitores 1-0 ndaj Danimarkës në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian, Asllani po largohej nga fusha kur një zë nga tribuna e ndali. Një grua, sipas të përditshmes suedeze Expressen, një 60-vjeçare nga Kosova me banim në Gjenevë, iu drejtua me fjalë në shqip, duke i kërkuar fanellën.
“Ishte në moshën e nënës sime dhe tingëllonte aq e sinqertë, aq e përmalluar… Më preku shumë. Fillimisht doja ta ruaja fanellën si kujtim, por në atë moment e dija që duhej t’ia jepja asaj. Unë kam shumë të tjera në shtëpi”, u shpreh Asllani pas ndeshjes së radhës, ku Suedia siguroi kalimin në fazën çerekfinale pas fitores 3-0 ndaj Polonisë – një sfidë ku ajo asistoi dhe më pas shënoi vetë.
Tifozja shqiptare, e quajtur Flora, e kishte ndjekur ndeshjen me emocion të dyfishtë – si sportdashëse dhe si shqiptare krenare për një figurë si Asllani, bijë emigrantësh nga Kosova që ka shkëlqyer me ngjyrat e Suedisë, por që kurrë nuk e ka mohuar origjinën.
“E kuptova menjëherë që ishte shqiptare, më foli në gjuhën tonë. Ishte një moment shumë i bukur. Isha e befasuar, por edhe krenare”, tha Asllani.
Flora ndërkohë ka deklaruar se e ruan fanellën si një thesar personal. “Kosovare është lojtare e madhe, por mbi të gjitha është njeri. Kjo fanellë përfaqëson më shumë se një ndeshje – përfaqëson krenarinë shqiptare në arenën ndërkombëtare”, është shprehur ajo për Expressen.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.