Ura e Vashës, lidhje e hershme dhe e re me qytetërimin përgjatë Rrugës së Arbrit

E martë, 17 Nëntor, 2026

E ndodhur mbi lumin Mat, mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë, vetëm 200 metra nga Rruga e Arbrit, Ura e Vashës është një dëshmi shekullore e lidhjes së trevës me qytetërimin. E ndërtuar në fillim të shekullit XVIII nga familja Skura si vepër bamirësie, ura mbetet një simbol i trashëgimisë kulturore dhe historike të zonës.

E ndërtuar me gurë e llaç gëlqeror, ura ka një hark të vetëm në krahun e djathtë, një dritare shkarkuese, qemer të dyfishtë dhe këmbët e saj mbështeten mbi brigje shkëmbore. Me gjatësi 11 metra, lartësi 7 metra dhe gjerësi 2.8 metra, ajo ruan strukturën origjinale me kalldrëm dhe gurë lumi. Ura vizitohet çdo vit nga shumë turistë shqiptarë dhe të huaj, që mbeten të mahnitur nga arkitektura dhe peizazhi natyror përreth.

Simbolika e saj përforcohet sot nga pranë ndërtimi i urës më të madhe të Rrugës së Arbrit, një vepër moderne që lidh fshatin Fshat me Planin e Bardhë në Bashkinë Klos, duke ndjekur gjurmët e lashta të lidhjes dhe zhvillimit.

Nga një urë që ka qëndruar shekuj me radhë, deri tek infrastruktura e re, historia duket se përsëritet përmes këtyre urave që vazhdojnë të bashkojnë njerëz, kultura dhe destinacione në zemër të Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.