Në ditën e parë të zhvillimit të orës shqip, e koordinuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe bazuar mbi programin e hartuar nga ASCAP, nxënësit e shkollës verore të ardhur nga Zvicra u njohën me programin mësimor që do të zhvillojnë gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.
Programi mësimor për shkollën verore “Jam shqiptar” synon të ndërgjegjësojë fëmijët për identitetin e tyre kombëtar, të ngjallë krenarinë e tyre për pasurinë gjuhësore dhe kulturore, si dhe t’i pajisë ata me njohuri dhe aftësi gjuhësore praktike, të cilat do t’i plotësojnë dhe do t’i vlerësojnë gjatë gjithë jetës, duke krijuar kështu lidhje të qëndrueshme me rrënjët dhe me trashëgiminë e tyre kombëtare.
Gjatë dhjetë ditëve të shkollës verore nxënësit do të kenë mundësi të vizitojnë edhe qytete dhe monumente me rëndësi të veçantë kombëtare, si Tirana, Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, Shkodra, Kalaja e Petrelës, Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, muze si “Bunk’Art”, “Shtëpia e Pavarësisë”, “Marubi”, “Onufri” e shumë të tjera. Në qendër të çdo aktiviteti do të jetë gjuha shqipe si thelb i identitetit dhe vetëdijes kulturore.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.