Fshati turistik i Voskopojës, në zemër të juglindjes shqiptare, vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj. E njohur për trashëgiminë e saj kulturore, fetare dhe natyrore, Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme historike e artistike të Ballkanit dhe Evropës Juglindore.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga turistët që po vizitojnë këtë fshat të lashtë, duke theksuar se Voskopoja është një nga thesaret më të bukura të juglindjes shqiptare që mikpret vizitorë çdo ditë të vitit.
Ajo çka e bën të veçantë këtë fshat malor është pasuria e objekteve të kultit, të cilat kanë mbijetuar kohës dhe vijojnë të ruhen me kujdes si monumente kulture të kategorisë I. Vizitorët mund të zbulojnë kisha të rralla si “Shën Nikolla”, “Shën Maria”, “Shën Ilia”, manastirin e Shën Prodhromit, “Shën Thanasi” dhe “Shën Mehilli”, që përfaqësojnë vlera të jashtëzakonshme arkitektonike dhe shpirtërore.
Voskopoja ofron një përvojë unike në çdo stinë: në dimër me dëborë, në verë me freski malore, ndërsa pranvera dhe vjeshta sjellin ngjyra të jashtëzakonshme për ecje dhe eksplorime kulturore.
Përveç vizitave në monumente, turistët shijojnë edhe ushqimet tradicionale, ku spikasin lakrorët dhe produktet bio, të prodhuara në vetë fshatin.
Voskopoja mbetet një thesar i gjallë i trashëgimisë shqiptare që dëshmon lidhjen e fortë mes historisë, artit dhe natyrës, duke ftuar çdo vizitor në një përvojë të paharrueshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.