Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Texas ka shprehur solidaritet të plotë me thirrjen e Guvernatorit Greg Abbott për ta shpallur të dielën, më 6 korrik 2025, si Ditë Lutjeje, pas përmbytjeve shkatërruese që kanë goditur rajonin e Texas-it Qendror dhe zonën kodrinore (Hill Country).
Deri tani, numri i viktimave ka arritur në 82, ndërsa nuk ka ende të dhëna nëse në mesin e të prekurve ka shqiptarë.
Shoqata Albanian American Community of Texas – AACC TX bën thirrje për bashkim në lutje dhe reflektim, për të nderuar jetët e humbura, për të mbështetur familjet që kërkojnë të afërmit e tyre dhe për të falënderuar të gjithë ata që po rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët.
“Zemrat tona janë me çdo komunitet të prekur,” thuhet në deklaratën e AACC TX. “Ne u shprehim dhembjen dhe mbështetjen tonë më të thellë, veçanërisht familjeve shqiptare që mund të jenë ndikuar drejtpërdrejt apo tërthorazi nga kjo fatkeqësi.”
Shoqata fton të gjithë anëtarët e komunitetit që të luten për forcë, paqe dhe shërim, si dhe të ndihmojnë në përpjekjet për rindërtim e rikuperim.
Kujtojmë se për çdo nevojë apo informacion lidhur me situatën, anëtarët e komunitetit shqiptar në Texas mund të kontaktojnë:
Petrit Krasniqi, Sekretar i AACC TX në numrin: +1 972-897-9537
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.