Nis shkolla Verore “Jam Shqiptar”, këtë vit mirëpret nxënësit nga Zvicra

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ditën e sotme ka nisur edicionin e tretë i Shkollës Verore “Jam shqiptar”, një nismë kjo mbarëkombëtare që synon të forcojë lidhjet e brezit të ri të diasporës me atdheun përmes gjuhës, kulturës dhe përvojës së drejtpërdrejtë në vendin e origjinës.
17 nxënës të klasave të Gjuhës Shqipe në Zvicër të shoqëruar nga disa prej mësuesve të tyre do të qendrojnë 10-ditë në Shqipëri (5–15 korrik 2025), ku do të përfshihen në një program që ndërthur mësimin e gjuhës shqipe me veprimtari kulturore, vizita historike dhe takime institucionale.
Aktivitetet e tyre në vendin e origjinës nisën me një pritje në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe vizita në Radio Televizionin Shqiptar si dhe muzeun Bunk Art.
Gjitashtu ndoqën programin “Ora shqip” hartuar në bashkëpunim me Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) i cili bazohet në kurrikulën e përbashkët për mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, të miratuar nga institucionet përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës.
Nxënësit do të kenë mundësi të vizitojnë qytete dhe monumente me rëndësi të veçantë kombëtare, si Tirana, Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, Shkodra, Kalaja e Petrelës, Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, muze si “Bunk’Art”, “Shtëpia e Pavarësisë”, “Marubi”, “Onufri” e shumë të tjera. Në qendër të çdo aktiviteti do të jetë gjuha shqipe si thelb i identitetit dhe vetëdijes kulturore.
Shkolla verore “Jam shqiptar” është një projekt i hartuar në zbatim të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2021–2025 realizuar me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, i cili synon të krijojë ambasadorë të rinj të kulturës shqiptare, që e përçojnë me krenari trashëgiminë e tyre në vendet ku jetojnë.
Qendra e Botimeve për Diasporën do të shpërndajë për pjesëmarrësit edhe botime dygjuhëshe si cikli “Tregime të moçme shqiptare”, si dhe udhërrëfyes kulturorë të qyteteve kryesore shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.