SHBA/ Shqiptarët e Illinois thirrje për regjistrim vullnetar para Censusit 2030

E diel, 6 Korrik, 2025

Komuniteti Shqiptar-Amerikan i Illinois (AACI) ka nisur një nismë të rëndësishme për të mbledhur të dhëna të sakta mbi numrin dhe shpërndarjen e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet amerikan. Ky është një hap thelbësor për t’u përgatitur për Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë në SHBA që do të mbahet në vitin 2030.

“Pjesëmarrja e çdo anëtari të komunitetit është jetike. Të diturit me saktësi se sa shqiptarë jetojnë në Illinois ndihmon në forcimin e zërit tonë për përfaqësim më të mirë, financime më të mëdha dhe burime më të shumta në të mirë të komunitetit, familjeve tona dhe brezave që vijnë” thuhet në njoftim.

AACI siguron se të gjitha informacionet e mbledhura janë plotësisht të sigurta dhe do të përdoren vetëm për të ndihmuar dhe mbështetur më mirë komunitetin shqiptar në Illinois.

“Numrat tanë janë forca jonë dhe zëri ynë” – është mesazhi që shoqëron këtë fushatë ndërgjegjësuese, që synon jo vetëm të evidentojë praninë shqiptare, por edhe të sigurojë që komuniteti të ketë vendin që i takon në jetën publike dhe institucionale të shtetit të Illinois dhe më gjerë.

 Kliko në link për regjistrim

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfI57aB7wteup6ol9Nab_vGRG1q_Rfg6UpD6prhPHt26VABHQ/viewform

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.