Berati,një destinacion gjithnjë e më i preferuar për turistët vendas dhe të huaj

E hënë, 7 Korrik, 2025

Berati vijon të tërheqë turistë gjatë gjithë vitit, jo vetëm për trashëgiminë e pasur historike dhe arkitekturën unike, por edhe për ofertat e shumta që ofron agroturizmi dhe përvojat autentike lokale.

Sipas të dhënave zyrtare të bashkisë, gjatë periudhës janar-maj 2025, qyteti është vizituar nga rreth 370 mijë turistë, çka përbën një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo u bë e ditur nga Silvi Merdani, drejtoreshë e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, e cila theksoi se nuk është vetëm numri i turistëve që ka shënuar rritje, por edhe netqëndrimet dhe përfshirja në aktivitete kulturore dhe traditash.

“Përveç vizitave në monumentet historike apo turizmit të aventurës, turistët mund të përjetojnë degustime vere, ekspozita artizanale dhe aktivitete folklorike që rikthejnë në jetë traditat e rajonit,” tha Merdani për ATSH-në.

Ajo shtoi se bashkia ka organizuar një sërë eventesh që nxisin vizitat turistike dhe se Berati tashmë është një qytet “pa sezon turistik të mbyllur”, pasi vizitohet gjatë gjithë vitit.

Ndër atraksionet më të vizituara mbeten Kalaja e Beratit, lagjet muzeale “Goricë” dhe “Mangalem”, muzeu Onufri dhe ai Etnografik, kantinat e verës si dhe Kanionet e Osumit në zonën e Skraparit.

Arkitektura e rrallë, mikpritja tradicionale dhe bukuria natyrore e bëjnë Beratin një nga destinacionet më tërheqëse dhe të qëndrueshme të turizmit shqiptar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.