Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri”, i vendosur në zemër të Kalasë së Beratit, vijon të jetë një nga atraksionet më të frekuentuara të trashëgimisë shqiptare. Drejtori i Qendrës Muzeore Berat, Miklor Pasku, bëri të ditur se ky institucion ka pritur rreth 40 000 vizitorë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025.
“Edhe në ditët e nxehta të verës, numri i turistëve mbetet i lartë. Pjesën më të madhe të vizitorëve e përbëjnë të huajt, ku kryesojnë polakët, të ndjekur nga francezët, italianët, turistët nga SHBA dhe ata nga vendet aziatike”, theksoi Pasku për ATSH‑në.
Muzeu “Onufri” u hap më 27 shkurt 1986, si nismë për ekspozimin e ikonave dhe objekteve liturgjike që ishin të arkivuara pas ndalimit të besimit fetar. Sot ai gëzon statusin e Muzeut Kombëtar dhe është i vendosur në ambientet e Katedrales së shek. XVIII “Fjetja e Hyjëlindëses”.
Emëruar në nder të ikonografit të famshëm të shek. XVI, Onufri, muzeu ofron një koleksion të pasur ikonash dhe artefaktesh kishtare, duke e bërë Beratin një destinacion të domosdoshëm për vizitorët që kërkojnë artin, historinë dhe shpirtëroren shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.