66 të vdekur nga përmbytjet në Teksas, raportet zyrtare nuk përmendin shqiptarë

E diel, 6 Korrik, 2025

Të paktën 66 persona, sipsa CBS përfshirë nëntë fëmijë, janë konfirmuar të vdekur pas përmbytjeve të papritura në Teksasin qendror, thanë autoritetet të shtunën, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin intenziv për të mbijetuar, përfshirë dhjetëra persona që rezultojn ende të zhdukur nga një kamp veror vetëm për vajza.

Zyra e sherifit të Qarkut Kerrvill, në San Antonio -Teksas, tha se mbi 800 persona janë evakuuar nga zona përreth lumit Guadalupe, rreth 85 milje (137 km) në veriperëndim të San Antonios.

“Ne nuk do të ndalemi derisa të gjendet çdo person,” tha Sherifi i Qarkut Kerrvill, Larry Leitha, në një konferencë për shtyp.

“Të paktën 23 deri në 25 persona nga kampi veror Camp Mystic rezultojnë të zhdukur, shumica e tyre vajza të reja. Ujërat e lumit u ngritën 29 feet (8.8 m) me shpejtësi të paparë pranë kapononeve të kampit veror në bregun e lumit Godalupe.” tha ai.

Deri tani nga interesimi ynë nëpërmjet aktivistëve dhe shoqatave të komunitetit shqiptar në zonën e prekur nga përmbytja, thuhet se raportet nuk përmendin shqiptarë mes viktimave ose të zhdukurve.

Komuniteti shqiptar në Teksas është relativisht i vogël, thonë ata i përqendruar kryesisht në qytete si Dallas, Houston dhe Austin.Megjithatë, nuk ka të dhëna specifike që tregojnë se anëtarë të komunitetit shqiptar ishin të pranishëm në zonën e prekur (Kerr County dhe Texas Hill Country) gjatë përmbytjeve.

Sidoqoft, duke qenë se kampet verore si Camp Mystic tërheqin fëmijë nga e gjithë SHBA-ja, ekziston edhe mundësia teorike që fëmijë nga ndonjë familje shqiptare, mund të kenë qenë të pranishëm në kampin veror, por kjo nuk është dokumentuar.

Raportet zyrtare, si ato nga Kerr County Sheriff Larry Leitha dhe Texas Lt. Gov. Dan Patrick, nuk përmendin kombësitë e viktimave apo të zhdukurve, duke u fokusuar në numrin e përgjithshëm dhe operacionet e shpëtimit.

Identitetet e shumë viktimave mbeten të pakonfirmuara, dhe autoritetet kanë refuzuar të japin vlerësime për numrin total të të zhdukurve përtej atyre nga Camp Mystic.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së tha se emergjenca e përmbytjes ka përfunduar kryesisht për Qarkun Kerrvill, ku ishte dhe epiqendra e përmbytjes, pas stuhive që sollën deri në një feet shi të premten në mëngjes.

Siç dihet Qarku Kerrvill ndodhet në Texas Hill Country, një zonë rurale e njohur për terrenin e saj të ashpër, qytetet historike dhe atraksionet turistike.

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, tha se deri në 500 punonjës shpëtimi po kërkojnë një numër të zhdukur personash , përfshirë shumë që kishin ardhur në zonë për festimet e Ditës së Pavarësisë së Amerikës pranë lumit Goudalupe.

Mbi 850 njerëz janë shpëtuar, përfshirë 167 me helikopterë, pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe mungesës së energjisë elektrike ose lidhjes në internet në disa zona.

Mbi 1,000 personel lokal, shtetëror dhe federal, përfshirë Gardën Bregdetare të SHBA-së, janë të angazhuar në operacione kërkimi dhe shpëtimi përgjatë lumit Guadalupe.

Guvernatori Greg Abbott ka shpallur gjendjen e katastrofës dhe po koordinon me zyrtarë federalë, përfshirë Presidentin Trump, i cili ka premtuar çdo burim të nevojshëm për Teksasin.

“Nuk e dimë saktësisht se sa njerëz ishin në çadra, shtëpi/rimorkio të vogla, apo shtëpi me qira pranë lumit, pasi ishte fundjava e festës së 4 korrikut,” tha ai në Fox News Live.

Presidenti Donald Trump, tha se qeveria federale po punon me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për t’iu përgjigjur përmbytjes. “Melania dhe unë po lutemi për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme. Shpëtimtarët(polumbarët) tanë të guximshëm janë në vendngjarje, duke bërë atë më të mirën,” shkroi ai në mediat sociale.

Dalton Rice, menaxheri i qytetit të Kerrville, qendra e qarkut, u tha gazetarëve të premten se përmbytja ekstreme goditi para agimit me pak ose aspak se do të ndodhte kështu, duke e bërë të pamundur lëshimin e urdhrave të evakuimit paraprakisht, ndërsa lumi Guadalupe kaloi nivelin e përmbytjes së madhe në më pak se dy orë.

Zyrtarët e menaxhimit të emergjencave shtetërore kishin paralajmëruar që të enjten për reshje të dendura dhe rrezikun e përmbytjeve në Teksasin perëndimor dhe qendror, duke cituar parashikimet e Shërbimit Kombëtar të Motit përpara fundjavës festive, por jo kaq shumë.

Megjithatë, parashikimet “nuk parashikuan sasinë e shiut që ra,” tha W. Nim Kidd, drejtor i Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave të Teksasit, në një konferencë për shtyp të premten në mbrëmje.

Katastrofa e fundjavës i ngjan një përmbytjeje katastrofike të lumit Guadalupe në vitin 1987, ku 10 adoleshentë u mbytën ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga një kamp kishe, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Njerëzit ngjiten mbi mbeturina në një urë mbi lumin Guadalupe pasi një përmbytje e menjëhershme përfshiu zonën të shtunën, më 5 korrik 2025, në Ingram, Texas. (Foto nga AP/Julio Cortez)

COMFORT, TEXAS – Anëtarët e ekipit të kërkim-shpëtimit të Boerne përgatitin varkën e tyre Zodiac për operacione në lumin e përmbytur Guadalupe më 4 korrik 2025, në Comfort, Texas. Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje përgjatë lumit Guadalupe në Teksasin qendror, ku janë raportuar disa viktima. (Foto nga Eric Vryn/Getty Images)

Shërbimet e emergjencës transportojnë njerëz në një qendër ribashkimi pas përmbytjeve të menjëhershme në zonë, të premten, më 4 korrik 2025, në Texas. (Foto nga AP/Eric Gay)

KERRVILLE, TEXAS – Pemët shfaqen nga uji i përmbytjeve përgjatë lumit Guadalupe më 4 korrik 2025 në Kerrville, Texas. Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje përgjatë lumit Guadalupe në Teksasin qendror, ku janë raportuar disa viktima. (Foto nga Eric Vryn/Getty Images)

KERRVILLE, TEXAS – Banorja e Kerrville, Leighton Sterling, vëzhgon ujërat e përmbytjeve përgjatë lumit Guadalupe më 4 korrik 2025 në Kerrville, Texas. Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje përgjatë lumit Guadalupe në Teksasin qendror, ku janë raportuar disa viktima. (Foto nga Eric Vryn/Getty Images)

Një helikopter fluturon mbi lumin Guadalupe pasi një përmbytje e befasishme përfshiu zonën, të premten, më 4 korrik 2025, në Kerrville, Texas. (Foto AP/Eric Gay)

Familje në rresht në një qendër ribashkimi pas përmbytjeve të befasishme në zonë, të premten, më 4 korrik 2025, në Texas. (Foto AP/Eric Gay)

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.