Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe Ministri për Diasporën, Mirsad Azemoviq, nënshkruan memorandum bashkëpunimi për organizimin e manifestimit “Ditët e Diasporës” në Ulqin. Ky aktivitet i veçantë do të jetë pjesë e një koncepti të ri të ministrisë, i cili këtë vit përfshin edhe pesë komuna të tjera në Mal të Zi, me qëllim forcimin e lidhjes së diasporës me vendlindjen.
Ministri Azemoviq theksoi se ky koncept synon të krijojë ura të qëndrueshme komunikimi dhe bashkëpunimi midis komuniteteve shqiptare në diasporë dhe atyre në vendlindje.
Kryetari Nimanbegu falenderoi ministrin për vizitën dhe bashkëpunimin, duke nënvizuar se diaspora shqiptare ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendlindjes dhe se lidhjet institucionale me të duhet të forcohen më tej.
“Ditët e Diasporës” në Ulqin do të shërbejnë si një platformë e rëndësishme për të festuar identitetin, kulturën dhe bashkëpunimin me komunitetin shqiptar jashtë vendit, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe integrim.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.