Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim një emision të veçantë filatelik kushtuar kampiones botërore dhe olimpike në xhudo, Distria Krasniqi. Emisioni mban titullin “Distria Krasniqi” dhe nderon sportisten që është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë.
“E lindur më 10 dhjetor 1995, Distria nisi rrugëtimin sportiv që në moshë të re, duke sjellë suksese të jashtëzakonshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës. Që nga titulli kampione bote për U21 në vitin 2015, Distria ka shkëlqyer në turne të rëndësishëm si “Grand Slam” në Paris dhe “European Open” në Sofje.
Një ndër momentet kulmore të karrierës së saj erdhi në vitin 2021, kur ajo rrëmbeu medaljen e artë në “World Judo Masters” në Doha, duke shënuar një sukses historik për sportin kosovar. Së fundmi, ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Xhudos “Budapest 2025”, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë e sportit tonë kombëtar.
Përmes këtij emisioni filatelik, Posta e Kosovës e kthen figurën e Distria Krasniqit në një simbol kombëtar që udhëton përtej kufijve si ambasadore e vlerave dhe suksesit të Kosovës.
Pullat postare janë dizajnuar në bashkëpunim me Federatën e Xhudos në Kosovë dhe përfshijnë një pullë dhe Zarfin e Ditës së Parë. Ato do të qëndrojnë në qarkullim deri në konsumimin e plotë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.