Greqi/ Një festë shijesh dhe kulture shqiptare në zemër të Korinthit të Lashtë

E premte, 4 Korrik, 2025

Përballë tempullit të Apolonit në Korinthin e Lashtë, u zhvillua eventi “Thesarët e Tokës së Korinthit”, ku kultura shqiptare u promovua me krenari përmes shijeve autentike të kuzhinës sonë.

Organizuar nga Shoqata e Profesionistëve të Korinthit të Lashtë (ΣΕΑΚ), ky event pati këtë vit një të ftuar special: Shoqatën Shqiptare nga Korinthi, e cila prezantoi traditat dhe shijet e pasura të kulinarisë shqiptare. Gatimet tona të shijshme tërhoqën vemendjen dhe admirim të pjesëmarrësve, duke krijuar një urë lidhjeje mes kulturave dhe komuniteteve.

“Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e ΣΕΑΚ, Z. Γιώργος Παπαμιχαήλ, dhe anëtarët e këshillit drejtues për mikpritjen dhe respektin e treguar ndaj komunitetit shqiptar. Premtohet që ky takim i shijesh, kulturave dhe bashkëpunimit komunitar do të kthehet në një traditë të përvitshme” shkruan Irfan Abazi, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Korinth duke falenderuar amvisat e mrekullueshme Majlindën, Ketën, Arjanën, Elenin, Blertën, Verën dhe shefin e embëlsirave Jovanin për kontributin e tyre të palodhur në përgatitjen e këtij pasurimi kulturor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.