Belgjikë/ Gati dokumentat për aplikimet deri më 23 qershor

E premte, 4 Korrik, 2025

Ambasada shqiptare në Belgjikë njofton se shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti deri më datë 23 qershor 2025 se dokumentat janë gati. Ata  mund të paraqiten për tërheqjen e dokumenteve nga e Hëna deri të Enjten, nga ora 10:00 deri në 14:00.
Nëse paraqiteni jashtë orarit të caktuar më sipër për tërheqjen e dokumenteve, nuk do të jetë e mundur t’ju ofrohet shërbimi, ndaj këshillohet që të paraqiteni në Ambasadë vetëm në oraret e njoftuara më sipër që të shmanget mos-marrja e shërbimit.
Gjatë ditëve të pushimeve zyrtare sipas kalendarit shqiptar, Ambasada është e mbyllur.
Shtetasit që zgjedhin të marrin Pasaportën me postë duhet të mbajnë në vëmendje sa më poshtë:
Tërheqja e Pasaportës me DHL është shërbim qe administrohet privatisht nga qytetari!
Hapat që duhen ndjekur:
1. marrja e konfirmimit nga Ambasada për prodhimin e pasaportës me e-mail përmes e-albania (ose përllogaritja bazuar në këtë njoftim).
2. Përmes DHL online bëni porosinë për shërbim, më pas deklaroni adresën e Ambasadës në Bruksel si dërgues dhe adresën e shtëpisë tuaj si marrës.
3. Bëni pagesën në DHL dhe barkodin qe ju dërgon DHL (foto ose dokument PDF) e dërgoni me e- mail në adresën : [email protected] në mënyrë që të vijojmë me dërgimin e pasaportës.
Ky shërbim mbulohet nga ju dhe përgjegjësinë për procesin e mbani ju.
Shënim: Karta e Identitetit nuk dërgohet me postë, tërhiqet vetëm në Ambasade pasi ju duhet te ri-vendosni shenjat e gishtave dhe vendosni pin unik për aktivizimin e ID Kart.
Në fundjavë (e Shtunë dhe e Diel) Ambasada nuk procedon shpërndarje.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.