Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” po merr pjesë në Festivalin Nderkombëtar të Folklorit më prestigjioz në Poloni.
10 ditë festivali Pothuajse 300 artistë nga 9 vende nga të gjitha kontinentet e botës 10 koncerte gala 9 qytete.
Festivali Ndërkombëtar i Folklorit “Świat pod Kyczerą” është një ngjarje unike që tërheq çdo vit grupe muzikore dhe artistë nga e gjithë bota, duke krijuar një mundësi unike për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërtuar miqësi ndërkombëtare . Edicioni i 28-të i IFF-së “Świat pod Kyczerą” ka filluar më 27 qershor dhe do zgjat deri më 6 korrik 2025.
Me koncertet e saja “Shota” po i mahnitë artdashësit polak e botëror të folklorit burimor.
Nga Haxhi Dulla – Poloni