Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën në qendër të Augsburgut

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua këtë të shtunë në një mozaik ngjyrash, kulturash dhe bashkëjetese, gjatë festës së përvitshme të verës të organizuar nga Këshilli për Integrim dhe Zyra për Integrim Shoqëror të Augsburgut. Aktiviteti u hap zyrtarisht nga nënkryetari i Këshillit për Integrim, z. Mislim Berisha, dhe drejtoresha e Zyrës për Integrim, znj. Dr. Margret Spohn.

Për herë të dytë radhazi, shoqatat shqiptare Shoqata Kulturore Atdheu dhe FC Alba dalluan me prezantime të denja artistike, kulturore dhe gastronomike. Përkrah më shumë se 35 shoqatave dhe organizatave të tjera, ato sollën atmosferën shqiptare përmes valleve tradicionale, vizatimeve, materialeve informuese dhe gatimeve tipike nga trevat shqiptare.

Shoqata Kulturore Atdheu prezantoi grupin e saj të valltarëve nën drejtimin e Klodiana dhe Yll Gurgurovci, ndërsa FC Alba solli një tjetër grup valltarësh, të drejtuar nga Valjeta Kuqi. Programi i FC Alba u pasurua edhe nga Dega për Kulturë, e përfaqësuar nga z. Sami Kuqi, dhe Forumi i Gruas, i cili nën drejtimin e Shqipe Jusufit prezantoi materiale informative, vizatime arti si dhe ushqime tradicionale shqiptare.

Përformancat u pritën me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa stendat e dy shoqatave shqiptare tërhoqën interes të gjerë gjatë gjithë ditës.

Në një gjest mirënjohjeje për përfshirjen dhe angazhimin vullnetar, z. Mislim Berisha dhe kryetarja e qytetit, znj. Eva Weber, shpërndanë mirënjohje për të gjitha shoqatat pjesëmarrëse, duke vlerësuar rolin e tyre në ndërtimin e një komuniteti të hapur dhe gjithëpërfshirës.

Festa e verës në Augsburg u vizitua nga mijëra qytetarë, përfshirë përfaqësues të institucioneve shtetërore, asambleistë komunalë, aktivistë të shoqërisë civile dhe figura të njohura politike. Aktiviteti konsiderohet si një nga më të frekuentuarit gjatë vitit dhe pasqyron frymën që e karakterizon qytetin — paqen, mirëkuptimin dhe bashkëjetesën ndërkulturore. Jo rastësisht, 8 gushti, Dita e Paqes, është festë zyrtare në Augsburg.

Augsburgu është një nga qytetet e para në Gjermani që ka ndërtuar mekanizma të mirëfilltë për integrimin e komuniteteve migrantë. Këshilli për Integrim i Augsburgut, me 30 anëtarë, ka rol këshillues për asamblenë komunale dhe institucionet vendore, dhe shërben si urë lidhëse midis autoriteteve dhe shoqatave të migracionit. Përveç këtij roli, ai ka ngritur struktura të specializuara, si Parlamenti i Shoqatave, për të dëgjuar drejtpërdrejt nevojat dhe kërkesat e komuniteteve të ndryshme.

Shoqata FC Alba, pjesë e këtij Parlamenti, është një organizatë tejet aktive në Augsburg dhe vepron në disa drejtime: futboll, kulturë, riní dhe Forum i Gruas. Veprimtaria e saj është një shembull i integrimit të gjallë dhe të suksesshëm.

Festa e 28 qershorit ishte më shumë sesa një ditë e zakonshme vere — ishte një dëshmi konkrete se integrimi nuk është thjesht bashkëjetesë, por bashkëndërtim i përbashkët i së ardhmes.

Sami Kuqi, kryetarja e Augsburgut, Eva Weber dhe nënkryetari i këshillit për integrim (Integrationsbeirat), Mislim Berisha

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.