Një ngjarje tragjike ka tronditur Essex-in në Britaninë e Madhe, ku një pemë është rrëzuar mbi pesë fëmijë që po luanin në parkun Chalkwell, duke shkaktuar humbjen e jetës së një vajze 7-vjeçare me origjinë shqiptare.
Viktima është identifikuar si Leona Ruka, një vajzë e vogël që jetonte në Dagenham dhe ishte në park për të takuar familjarët e saj. Nga rënia e pemës, një tjetër fëmijë 6-vjeçar mbeti në gjendje kritike në spital, ndërsa tre të tjerë pësuan lëndime më të lehta.
Një dëshmitar tha për BBC se largimi i pemës që zuri mbi trupat e fëmijëve kërkoi ndihmën e 40 deri në 50 personave.
Familja e Leonës ka dhënë një mesazh prekës, duke kujtuar vajzën e tyre si një “dritë në jetën tonë dhe në jetën e të gjithëve që e njohën”. Ata e përshkruan si një shpirt të zgjuar, plot energji, kreativitet dhe dashuri, një fëmijë që “ndriçonte çdo dhomë ku hynte” dhe që “lidhte njerëzit me një ndjenjë të ngrohtë në zemër”.
“Leona ishte perfekte, tepër perfekte për një botë që mund të jetë kaq mizore dhe e padrejtë”, shprehen ata, duke falënderuar gjithashtu komunitetin dhe njerëzit që i qëndruan pranë në këto momente të vështira.
Në vendngjarje janë vendosur lule dhe janë nisur mbledhje fondesh për funeralin e Leonës, ku deri tani janë mbledhur më shumë se 30 mijë paund. Një pjesë e tyre pritet të shkojë edhe për familjen e vajzës 6-vjeçare që vazhdon të luftojë për jetën në spital.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.