Një arritje historike për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe për gratë në ushtri: Nëntoger Vesa Ibrahimi është bërë femra e parë ndërkombëtare që diplomon ndonjëherë nga “Ranger School”, një ndër trajnimet më të vështira dhe elitare të ushtrisë amerikane.
Përfundimi me sukses i këtij kursi prestigjioz nga oficerja e re e FSK-së është një dëshmi e përgatitjes së jashtëzakonshme fizike dhe mendore, por edhe e përkushtimit, disiplinës dhe lidershipit të saj. Ibrahimi shënon jo vetëm një arritje personale, por edhe një moment historik për përfaqësimin e grave në forcat e armatosura ndërkombëtare.
“Ranger School” është një trajnim i intensitetit të lartë që synon zhvillimin e liderëve ushtarakë në nivelin e njësive të vogla, përmes një stërvitjeje të ndarë në tri faza të rënda: Darby, Mountain dhe Swamp. Kursi sfidon pjesëmarrësit në çdo aspekt – fizik, mendor dhe emocional – duke i ekspozuar për javë të tëra ndaj mungesës së gjumit, lodhjes ekstreme dhe vendimmarrjes nën presion të lartë psikologjik.
Në ciklin e fundit të diplomimit, nga 148 pjesëmarrës që përfunduan me sukses, vetëm tre ishin femra – ndër to edhe Nëntoger Vesa Ibrahimi, që u rendit në historinë e këtij institucioni ushtarak si e para grua ndërkombëtare që e përfundon atë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.