Shoqata “Besi” dhe Shoqata “Muriqi”, ditën e djeshme organizuan piknikun e tretë (3) tradicional. Pikniku u mbaj në FDR State Park Yorktown Heights, New York, Field 1.
Kjo ishte një ditë e veçantë që në natyrë si një familje e madhe të mërguar këtu e shumë vite më parë në New York me rrethinë dhe jo vetëm të tubohen por edhe të njihen e zhvillojnë biseda në mes vedi. Nën hijen e pemëve dhe në një ditë të bukur me diell me plotë të pranishëm, këto dy shoqata edhe kësaj here dëshmuan se vërtetë janë bartëse të traditave vendore dhe komunitare duke prezantuar ato para të pranishmëve. Atmosfera ishte vërtetë e mrekullueshme e përcjellur nën tingujt e muzikës të luajtur me instrumenta nga i mirënjohuri Lydi Boli dhe Smajl Pali kurse përcjellur me këngë nga këngëtari i mirënjohur Zaim Pelinku pa munguar shoqërimi nga valltaret komunitare besiane, muriqase, krajane e mysafire të pranishme në piknik. Po sa i afrohesh parkut për të gjetur vendin e duhur për tu sistemuar dhe kaluar një ditë të bukur me shokë, miq e dashamirës komunitar të bien në sy flamujt kombëtarë të vendosur në degët e pemëve e pranë stendave të të prezantuarve me materialet e ndryshme për ekspozim dhe njëkohësisht për shitje ku zakonisht dominonin artikuj të ndryshëm tradicional kombëtarë, libra e aksesorë të ndryshëm të veshjes tradicionale krajane.
Çka e bënë këtë piknik aq shumë tradiconal patjetër se është edhe një banderollë e vendosur diku aty nën hijet e pemëve të larta ku mund të shihje kuzhinën tradicionale besiane-krajane duke prezantuar “akshihanen”, gjë që të pranishmit i suprizoj pa masë duke bërë edhe fotografi pranë sajë.
Shoqatat “Besi” dhe ajo “Muriqi” për të pranishmit shtroi edhe ushqim dhe pije freskuese gjatë gjithë evenimentit të piknikut dhe këtu duhet falenderuar ekipin i cili është marë me punët e zgarës duke pjekur qebapa, qyfte, hotdogs e mish qengjit tërë kohën, të cilët bënë një punë të larmishme edhe pse nën hijen e dendur të pemëve por jo të pa lodhshme. Po ashtu ky piknik u shoqërue edhe me lojra sportive si futboll të vogël dhe volejboll ku u paraqiten shumë ekepi për të zhvilluar ndeshjet në mes vedi. Një përshtypje të len edhe paraqitja e fëmijëve të vegjël të veshur me bluza me flamuj kombëtar e me logot e shoqatave nga e kanë origjinën të parët e tyre madje kënaqësia më e madhe është kur aty këtu sheh se si këta fëmijë argëtohen në mes vedi dikush me shoqëri të mëparshme e dikush duke krijuar shoqëri të re. Ti biesh parkut andej këndej nga të pranishmit të bien në sy bisedat e ndryshme diku në grupe e aty këtu dy apo tre vetë së bashkut. Bisedat e shumta zakonisht ishin ato që i lidhin me vendlindjen dhe nga e kaluara e saj duke e gërshetuar me të sotme. Shpesh herë dëgjoje biseda se “kur shkon në vendlindje kur nisej dhe sa do rrishë”. Pra duke u shprehur një përmallim i vërtet për vendlindjen.
Vlenë të falenderohet e gjithë grupi organizativ si ai i Shoqatës “Besi” dhe “Muriqi” për një organizim të jashtëzakonshëm mbresëlënës e inspirues se si ka hije të bëhet një punë e tillë duke e gërshetuar me paraqitjen tradicionale komunitare. Punë për admirim dhe lavdërim.
Faleminderit Shoqata “Besi”
Faleminderit Shoqata “Muriqi”
Qofshi dhe dalshi faqebardhë ashtu siç ju kanë lënë trashëgim burat e Besit dhe burrat e Muriqit (Vrrisë).