Britani/Shkolla Shqipe “Pjeter Budi” mbylli me sukses vitin e parë shkollor

E hënë, 30 Qershor, 2025

Në përfundim të vitit të parë shkollor, Shkolla Shqipe “Pjetër Budi” përmbylli me sukses 35 javë mësim, ndër të cilave u zhvilluan një sërë orësh dhe projektesh me tematikë të pasur kulturore, historike e gjuhësore.

Ndër to veçojmë; historikun për Pavarësinë e  Shqipërisë dhe Kosovës duke pregatitur postera, punime artistike, koncertet ne nder te këtyre datave të shënuara.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare orët mësimore iu kushtuan forcimit të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë trashëgimie, duke organizuar lexime, recitime dhe ushtrime krijuese.

Për 7-8 Marsin, orët iu kushtuan historikut të këtyre datave, rolit të gruas dhe nënës në shoqëri dhe rëndësisë së tyre në trashëgiminë kulturore.

Në Ditën e Verës dhe Ditën e Tokës, fëmijët punuan projekte që lidhen me natyrën, traditat popullore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Një hapësirë e veçantë iu kushtua Historisë dhe kulturës së qytetit të Durrësit dhe Shkodrës, duke forcuar lidhjen e brezit të ri me rrënjët e tyre kombëtare.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve zhvilluam projektin me temë “Fëmijëria ime mes Shqipërisë dhe Britanisë”

Dhe u gjithë ky rrugëtim u finalizua me koncertin festiv me rastin e mbylljes se vitit shkollor 2024-2025.

Gjatë koncertit festiv, fëmijët tanë dhuruan emocione të paharrueshme me recitimet, këngët dhe vallet e tyre plot dashuri për gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Me përkushtim e punë të palodhur, ata së bashku me stafin krijuan një atmosferë të ngrohtë e festive, duke na mbushur me krenari dhe gëzim për punën e tyre të mrekullueshme.

Në mbyllje, mes shijimit të ushqimeve, duke parë punimet e nxënësve të ekspozuara në mure e tavolina, dhe nën tingujt e muzikës shqiptare e valleve të marra nga fëmijët, me krenari themi se e kemi realizuar misionin tonë fisnik.

Falënderojmë stafin e shkëlqyer znj. Shkurte Xhafa, znj. Edlira Bunga dhe znj. Arjola Fera për përkushtimin, prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Një falënderim i veçantë shkon për Ambasadën e Shqipërisë dhe të Kosovës që na pajisën me librat, Gjuha Shqipe the Kultura Shqiptare si dhe për Qendrën e Botimeve për Diasporën që na ndihmoi në krijimin e një këndi të vogël librarie në shkollë.Falenderojmë gjithashtu dy autoret Merita Isufi dhe Zyra Ahmetaj për dhurimin e botimeve të tyre.
Vitin e ardhshëm shkollor na presin surpriza dhe projekte të reja, me qëllim të pasurimit të mëtejshëm të mësimdhënies dhe ruajtjes së gjuhës e kulturës shqiptare.

Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar
Pranvera Laci
Themeluesja e Shkollës Shqipe “Pjetër Budi”, Liverpool

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.