Gezim Iljazi, 59-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banues prej vitesh në provincën e Rovigos, Itali humbi jetën ditën e shtunë, më 28 qershor, gjatë një ekskursioni në Val Passiria, në veri të Italisë.
Sipas raportimeve të para, Iljazi po përshkonte vetëm rrugën e pajisur (via ferrata) në zonën malore të ujëvarave të Stulles, një destinacion i njohur për alpinistët dhe entuziastët e natyrës. Tragjedia ndodhi rreth mesditës, kur ai kishte përshkuar rreth dy të tretat e itinerarit. Dëshmitarët okularë pohuan se fillimisht panë të binte çanta e shpinës së tij dhe më pas vetë Iljazin, që u rrëzua nga një lartësi prej afro 100 metrash.
Dyshohet se pas përfundimit të një pjese të vështirë të rrugës, ai mund të jetë ndalur për të pushuar, ka hequr çantën dhe ka rënë në përpjekje për ta rimarrë atë. Rënia fatale rezultoi e menjëhershme dhe për Gezim Iljazin nuk pati asnjë mundësi shpëtimi.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat e emergjencës, përfshirë ekipet e shpëtimit alpin nga Tulles dhe Moso in Passiria, njësi të karabinierëve, Guardia di Finanza dhe helikopteri Pelikan 1, por fatkeqësisht mjekët konstatuan vdekjen e tij në vendngjarje.
Gezim Iljazi ishte i njohur në komunitetin shqiptar të Rovigos për jetën e tij të qetë dhe punën e ndershme. Lajmi për humbjen e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë bashkëkombësit që jetojnë në Itali.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.