Kosova ende pa Kuvend,asnjë ndryshim në seancë edhe pas vendimit të Kushtetueses

E diel, 29 Qershor, 2025

Edhe vazhdimi 39-të i seancës konstituive, është ndërprerë në mungesë kuorumi për komisionin që mundëson votimin e fshehtë.

Deputetët e partive tjera kërkonin dhe pritnin që Lëvizja Vetëvendosje, Alternativa dhe Lista Guxo, do ta ndryshonin formën e vazhdimit të seancës, siç thonë ata në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, por seanca vazhdoi sikur herëve të tjera.

Kryesuesi Avni Dehari fillimisht tha se në sallë janë 95 deputetë, megjithatë nisi të kërkoi emrat e anëtarëve.

Aty reagoi deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Kryesuesi po shkel kushtetutë, kjo është abuzim. Dehari Sigurimi, regjia ta ndërpres”, tha Dehari.

Njëjtë ndodhi edhe me deputetën e LDK-së, Hykmete Bajrami.

“Kthehu në rendin e ditës për të cilën kryetari Konjufca është pajtuar. Dehari sigurimi, regjia ndaleni mikrofonin”, tha ai.

Dehari vazhdoi seancën duke hedhur në votim komisionin për votim të fshehtë i cili nuk mori votat e mjaftueshme.

“53 vota për, kundër s’ka abstenim nuk ka. Ndërpritet seanca”, tha Dehari.

Vazhdimi i seances se radhës vjen pas takimit të djeshëm të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, i cili takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshje të mundshme për daljen e vendit nga ngërçi i krijuar politik për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për Albulena Haxhiun kryetare e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa akuzuan Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se po keqinterpretojnë aktgjykimin e fundit të Kushtetueses mbi konstituimin e Kuvendit, duke këmbëngulur në formimin e komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se do të ketë shkelje kushtetuese nëse do të shkohet sërish me formatin e deritanishëm të seancës për propozimin dhe hedhjen në votim të komisionit për votim të fshehtë. Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se mos respektimi i aktvendimit të Kushtetueses mbi daljen e vendit nga kriza politike është hapi i parë i përmbytjes së rendit kushtetues dhe se fajtor për këtë është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i kësaj të fundit tha se PDK-ja dhe LDK-ja e kanë “keq lexuar” aktgjykimin e Kushtetueses dhe nëse nuk votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit me votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura.

Kujtojmë, Kushtetuesja ditën e enjte ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. /Kosova Press/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.