Kanada/ Dr.Ruki Kondaj vlerësohet me Medaljen e Kurorëzimit të Mbretit Charles

E hënë, 30 Qershor, 2025

Aktivistja e njohur Dr.Ruki Kondaj është vlerësuar me Medaljen e Kurorëzimit të Mbretit Charles III, një nga dekoratat më të rëndësishme që jepet në Kanada për kontribute të veçanta ndaj vendit dhe komuniteteve përkatëse. Ceremonia e dhënies së medaljes u mbajt në Etobicoke Centre, ku u nderuan gjithsej 30 individë të spikatur.

Deputeti kanadez Yvan Baker, i cili propozoi kandidaturën e Kondajt për këtë çmim të lartë, vlerësoi rolin e saj në forcimin e komunitetit shqiptar dhe përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare në Ontario dhe së fundmi në nivel federal.

“Ishte një nder i madh për mua të ndaja Medaljen e Kurorëzimit me njerëz që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kanadanë dhe komunitetin tonë. Ruki është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe shërbimit ndaj komunitetit,” – u shpreh Baker.

Vetë Ruki Kondaj, e prekur nga ky vlerësim, e cilësoi medaljen jo si një çmim personal, por si një njohje të punës së përbashkët të gjithë komunitetit shqiptaro-kanadez.

“Ndihem shumë e nderuar dhe e respektuar dhe jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë medalje. Mbi të gjitha, këtë vlerësim ia dedikoj nominuesit tim, anëtarit të parlamentit Yvan Baker. E falënderoj nga zemra, jo vetëm për besimin dhe bashkëpunimin, por edhe për përkushtimin që ka treguar për më shumë se një dekadë që punojmë së bashku për ligjin e trashëgimisë shqiptare në Ontario dhe tani edhe në nivel federal, ku sapo është prezantuar.

Në fakt, ky nuk është një çmim personal – është një çmim që përfaqëson forcën, bashkëpunimin dhe unitetin e gjithë komunitetit tonë.

Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, me të cilët kemi ardhur deri në këtë pikë. Në veçanti, anëtarët e grupit dhe drejtuesit e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze për gjithë bashkëpunimin që kemi pasur në këtë iniciativë. Si dhe Ambasadat e Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe Konsullatën shqiptare në Toronto.

Nga zemra falënderoj familjen time. Ata kanë qenë gjithmonë mbështetja ime, më kanë dhënë dashuri pa masë, durim dhe përkrahje të pakushtëzuar. Ata janë forca ime më e madhe.”

Medalja e Kurorëzimit të Mbretit Charles III u krijua për të shënuar ngjitjen në fron të monarkut dhe u jepet atyre që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në shërbim të Kanadasë apo që përmes arritjeve të tyre i sjellin nder vendit. Ruki Kondaj është një ndër të paktët  shqiptarë që merr këtë vlerësim të lartë, duke e kthyer edhe njëherë vëmendjen te kontributi i diasporës në ndërtimin e urave mes kulturave dhe kombeve.

Kush është Dr. Ruki Kondaj

Dr. Ruki Kondaj, intelektualja shqiptare në Kanada e njohur gjerësisht në Diasporë e kudo si promovuese e fuqishme e vlerave kombëtare e kryesisht si bashkëautore dhe lobuese e Ligjit të Trashëgimisë Shqiptare në Parlament të Ontarios, aprovuar më 5 dhjetor 2016.

Dr. Ruki Kondaj është Presidente Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK), Kryetare e Grupit të Trashëgimisë pranë SHBSHK dhe Zv/Presidente e Këshillit të Europës Qendrore e Lindore në Kanada (CEEC). Gjatë periudhës 2010-2015  ka qenë presidente e SHBSHK.

Dr.Kondaj ka një karrierë të pasur profesionale si brenda Shqipërisë edhe jashtë saj në Kanada, në vendin ku ajo ka zgjedhur të jetojë.

Mban gradën shkencore “Doktore e Shkencave Farmaceutike” nga Universiteti i Tiranës, “Master Ndërkombëtar për Politika, Menaxhim dhe Ekonomi” shëndetësore nga Universiteti Bocconi, Milano, Itali dhe një diplomë kanadeze me “Distinction” për Çështjet Rregullatore të Farmaceutikës, nga Instituti i Teknologjisë Farmaceutike në Toronto, Kanada. Ka qene këshilltare publike e Ministrisë së Shëndetësisë në Ontario për kolegjin e Dietologjisë. Konsulente për krizën siriane, studiuese, menaxhere projektesh, lektore dhe autore e bashkëautore e një numri të madh publikimesh si libra, artikuj, raporte shkencore etj, në fushën e shëndetësisë dhe farmaceutikës si dhe anëtare e disa shoqatave profesionale dhe bordeve shkencore në Toronto e jashtë Kanadasë

Dr. Kondaj është e para shqiptare në Kanada, nderuar me “Medaljen Queen Elisabeth II Diamond Jubilee Award” në nëntor 2012 (Medalje Diamanti e Kurorës Mbretërore). Është nderuar nga SHBSHK dhe shumë organizata e institucione. Në nëntor 2016 në kuadër të Samitit të Diasporës mbajtur në Shqipëri nderohet me Trofeun e Shqiponjë së Artë nga qeveria shqiptare. Ne Samitin e dytë të Diasporës në vitin 2019 është nderuar me titullin e lartë, “Ambasadore Kombi”. Është nderuar dhe nga disa shoqata në Shqipëri e jashtë saj në dhjetor 2016 nga “Albanian Excelence” (AE) me qendër në Tiranë, Shqipëri. Në nëntor 2016 është nderuar si Gruaja Elite në Botë nga Gruaja Shqiptare në botë (GSHB), me qendër në Shqipëri, nga Shoqata Labëria “Nder i Kombi”, si Personalitet i Shquar i Labërisë, me çmimin e Mbretëreshës Teuta nga Klubi mbarëkombëtar i Grave “Mbretëresha Teuta me qendër ne Zagreb, Kroaci etj.

Dr. Kondaj është iniciatore, lobuese dhe Kryetare e grupit të punës së Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, Kanada, një proces i çelur në nëntor 2014 në Parlament të Ontarios i cili  përfundoi me sukses si ligj në Parlamentin e Ontarios më 5 Dhjetor 2016, ku nëntori u shpall “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, Kanada, firmosur nga përfaqësuesi i mbretëreshës me 8 dhjetor 2016.

Ajo vazhdon të punojë me këmbëngulje sëbashku me shoqatat në provinca për të njohur  Ligjin e Trashëgimisë shqiptare edhe në nivel Kanadaje ku më 12 qershor 2025 u riprezantua përsëri në Parlament të Kanadasë për nivel federal .

Në Shqipëri

Ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Mjekësisë, dega Farmaci.  Për një kohë të gjatë ka punuar në fushën e industrisë farmaceutike, si dhe në Institutin e Sigurimeve Shëndetësore. Më pas emërohet koordinatore për shëndetësinë dhe mjedisin në Këshillin e Ministrave, kohë që përkon me krizën kosovare (1999), ku ajo ishte një nga drejtueset kryesore të shëndetësisë bashkë me përfaqësuesit e OBSH-së.

Në vitin 2000 kreu studimet për Master Ndërkombëtar për Politika, Menaxhim dhe Ekonomi shëndetësore në Universitetin Bocconi, Milano, Itali. Pas diplomimit merr detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë. Në vitin 2001 ka përfaqësuar Shqipërinë në marrëveshjen e parë rajonale për shëndetësinë në kuadër të Paktit të Stabilitetit në Dubrovnik, Kroaci. Dr. Kondaj ёshtё firmëtarja e parё e kёsaj marrёveshje.

Në  mars 2003, ajo  ka  përfaqësuar Ministrinë e Shëndetësisë  në inicimin e Raportit Botëror mbi Dhunën dhe Shëndetin, me pjesëmarrje të ministrave të rajonit dhe me organizimin e OBSH-së dhe  zyrtarë të lartë në Zagreb, Kroaci si dhe në shumë aktivitete vjetore të OBSH-së në Gjenevë e vende të tjera.

Në vitet 2001-2007, ka dhënë mësim si pedagoge e jashtme në Departamentin e Farmacisë dhe Shëndetit Publik të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ka dhënë mësim për pak kohë edhe në Universitetin e Tetovës në lëndën “Menaxhimi shëndetësor”.

Me ftesë të Universitetit të Torontos, ajo organizon dhe koordinon një network ballkanik për shëndetësinë, inaguruar në Turqi (maj 2006). Po në këtë vit, krijon në Tiranë qendrën studimore “Qendra për barazi në kujdesin shëndetësor”.

Në prill të vitit 2008 mori gradën shkencore “Doktoreshë e Shkencave Farmaceutike” nga Departamenti i Farmacisë së Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.

Nё 2008, Dr. Kondaj pranohet midis 50 anëtarëve të Komitetit Ndërkombëtar të “Qendrës Botërore të Shëndetit” me qendër në Bruksel, iniciativë e lançuar nga Parlamenti Europian në ditën botërore të shëndetësisë.

Nё vitin 2009, mori diplomën pasuniversitare “Distinction” për “Çështjet Rregullatore të Farmaceutikës”, nga Instituti i Teknologjisë Farmaceutike në Toronto.

Nё vitin 2010 boton librin “Sfidat e farmaceutikës”, është një punim që u vjen në ndihmë profesionistëve shёndetёsore e vecanёrisht atyre të fushës se farmaceutikës dhe studenteve te farmacisë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Më 6 qershor 2010 promovon librin e saj “Sfidat e farmaceutikës”, mes nje grupi kolegësh e profesionistësh në Toronto, Kanada dhe sipas dedikimit në liber e dhuroi në 4 universitete.

Në qershor 2012 Dr.Kondaj e dhuroi librin në Universitetin e Tetovës përmes një promovimi të organizuar nga vetë rektorati i këtij universiteti, po në Qershor 2012 ajo e dhuroi librin në Universitetin e Tiranës, ndërsa  në Universitetin e Vlorës libri u dhurua përmes një promovimi të organizuar nga rektoranti i këtij universiteti së bashku me bibliotekën  e universitetit.

Dhurimi i fundit i librit të saj u realizua në tetor 2014 edhe në Universitetin e Prishtinës me një promovim të  organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë.

Vazhdon të punojë me kembëngulje e profesionalizëm si në profesion  ashtu edhe për promovimin e vlerave kombëtare nëpërmjet shoqatës ku ajo aderon për vite me radhë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.