Begaj në Kalabri: Arbëreshët, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

E diel, 29 Qershor, 2025

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kalabri të Italisë, ku u takua me komunitetin arbëresh në disa prej komunave historike të rajonit. Takimet u zhvilluan në Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa Caterina Albanese, Frascineto, San Demetrio Corone, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, Castroregio dhe Cerzeto.

Gjatë vizitës, Presidenti Begaj e cilësoi komunitetin arbëresh si një “urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë, mes të kaluarës dhe të ardhmes, mes identitetit dhe integrimit”. Ai vlerësoi përkushtimin e këtij komuniteti për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe zakoneve, duke i quajtur arbëreshët “rojtarët më të mirë të shpirtit identitar shqiptar”.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e përcjelljes së trashëgimisë brez pas brezi: “Çdo herë që një fëmijë dëgjon një fjalë në arbërisht, çdo herë që një gjysh apo gjyshe rrëfen në gjuhën arbëreshe, ringjallet një pasuri e çmuar kulturore.”

Ai përmendi figura të shquara si poeti Zef Serembe dhe heroi Terenc Toçi, duke nënvizuar kontributin historik të arbëreshëve në kulturën, letërsinë dhe politikën shqiptare.

Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta ndërmjet Shqipërisë dhe rajoneve të Kalabrisë në fusha si arsimi, kultura, turizmi, bujqësia dhe artizanati. Ai propozoi shtimin e shkëmbimeve studentore dhe kulturore, si dhe inkurajoi ndërtimin e partneriteteve të besueshme mes bizneseve shqiptare dhe italiane.

Gjatë vizitës, Begaj shpalli edhe një nismë simbolike: tri komuna arbëreshe do të vendosin në sheshet e tyre bustet e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu – një simbol i qëndresës, forcës dhe identitetit shqiptar.

Në përfundim, Presidenti rikonfirmoi besimin e tij se rruga evropiane është e vetmja që forcon dhe zhvillon Shqipërinë: “Besoj te forca e kësaj miqësie, besoj te këta tre flamuj që janë pas nesh – flamuri shqiptar, ai italian dhe i Bashkimit Evropian. Së bashku jemi fortë.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.