Një zbulim arkeologjik me rëndësi të jashtëzakonshme në brigjet shqiptare të liqenit të Ohrit po ngjall vëmendje të gjerë në qarqet shkencore ndërkombëtare, me potencialin për të rishkruar historinë e vendbanimeve më të hershme në kontinentin europian.
Në zonën e Buqezës, në bashkëpunim me Universitetin e Bernës dhe arkeologët shqiptarë, është dokumentuar një vendbanim prehistorik i jashtëzakonshëm, që sipas vlerësimeve të para daton ndërmjet viteve 8000 dhe 4000 para erës sonë – duke e bërë atë ndër më të vjetrit të dokumentuar deri më sot në Europë.
Gërmimet, të cilat po zhvillohen si në tokë ashtu edhe nën sipërfaqen e liqenit, po nxjerrin në dritë dëshmi të jetës së organizuar komunitare në epoka shumë të hershme. Sipas arkeologut shqiptar Adrian Anastasi, zbulimet përfshijnë fragmente të bollshme qeramike, vegla pune prej guri dhe kockash, si dhe struktura banimi që do të mund të analizohen në detaje falë teknikave të avancuara.
“Jemi në një fazë ku po aplikojmë metoda moderne si dendrokronologjia, për të rindërtuar me saktësi strukturat e banimit dhe organizimin hapësinor të vendbanimit. Kjo është një nga pjesët më të rëndësishme të këtij sezoni gërmimi,” thekson Anastasi.
Një nga gjetjet më të veçanta dhe domethënëse është një strukturë mbrojtëse prej druri, e ruajtur në gjendje shumë të mirë nën ujë. Kjo strukturë sugjeron një nivel të lartë organizimi dhe nevoje për mbrojtje të komunitetit të hershëm që jetonte në këtë zonë – një fakt që sfidon bindjet tradicionale mbi zhvillimin urban dhe social në epokën neolitike.
Ky projekt, që përfaqëson një shembull model të bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar, po kthehet gjithashtu në një rast të artë për promovimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Për më tepër, ai sjell në qendër të vëmendjes potencialin e jashtëzakonshëm arkeologjik të zonës së liqenit të Ohrit, një thesar ende i pazbuluar plotësisht.
Zbulimet në Buqezë jo vetëm që pritet të plotësojnë mozaikun e hershëm të qytetërimit në Ballkan, por mund të kenë jehonë edhe në interpretimin e origjinës së jetës komunitare në Europë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.