Deputeti anglez Farage sulmon Ramën: Merrni kriminelët shqiptarë nga Britania

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Lideri i partisë britanike Reform UK, Nigel Farage, ka lëshuar një sulm të ashpër ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit ndaj Britanisë së post-Brexit. Farage, në një intervistë për GB News, e akuzoi Ramën për hipokrizi dhe kërkoi “të marrë mbrapsht të gjithë kriminelët shqiptarë” që ndodhen në burgjet britanike.

“Një në 50 shqiptarë në Britani është në burg,” deklaroi Farage, duke pretenduar se kjo është një shifër tronditëse që kërkon veprim urgjent nga autoritetet shqiptare.

Reagimi i tij vjen pas një interviste të Kryeministrit Rama për The Guardian, ku ai e përshkroi Britaninë e pas-Brexitit si një “vend të errët” që po kërkon “vende për të hedhur migrantët”. Rama kishte kritikuar planin e liderit laburist Sir Keir Starmer për të dërguar azilkërkues të dështuar në vende të treta, duke e quajtur këtë qasje “të paimagjinueshme” një dekadë më parë.

“Në Britaninë e sotme, 80 për qind e atyre që thuhen apo shkruhen do të ishin konsideruar të papranueshme para Brexit-it,” u shpreh Rama, duke e quajtur retorikën e tanishme “të turpshme dhe qesharake”.

Farage reagoi ashpër: “Ky njeri gjigand që drejton Shqipërinë si lider socialist po kritikon politikat tona të emigracionit, ndërkohë që vetë ka negociuar me Giorgia Melonin për të pranuar migrantë nga Mesdheu,” tha ai, duke e quajtur qëndrimin e Ramës një “hipokrizi të pastër”.

“Edhe pse në fund mori shumë pak prej tyre, ai pranoi të ulej dhe të fliste për këtë gjë. Ndërsa ne, sipas tij, jemi në një vend të errët? Mjafton. Merrni kriminelët tuaj mbrapsht!”

Komentet e Ramës vijnë rreth një muaj pas vizitës së liderit të opozitës laburiste britanike, Sir Keir Starmer, në Tiranë, ku u diskutua mundësia e ngritjes së “qendrave të kthimit” për azilkërkuesit e refuzuar. Rama i refuzoi këto propozime, duke përsëritur qëndrimin e tij të kahershëm, edhe nën qeveritë e Boris Johnson dhe Rishi Sunak.

Megjithatë, kreu i qeverisë shqiptare u përpoq të shmangte personalizimin e kritikave, duke theksuar se “kritika nuk i drejtohet Keir Starmer si individ, të cilin e konsideroj një njeri të sjellshëm dhe të ndershëm, por realitetit të zymtë ku ka përfunduar retorika politike britanike.”

Përplasja verbale midis Farage dhe Ramës thellon përçarjet e vazhdueshme mbi çështjen e migracionit dhe trajtimin e qytetarëve shqiptarë në Britani – një temë e ndjeshme që ka dominuar titujt ndërkombëtarë që nga dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.