Zvicër/ Kori “Lulëkuqet” në Bern fton gratë shqiptare t’i bashkohen

E premte, 27 Qershor, 2025

Prej disa vitesh, një grup grash shqiptare në Zvicër janë bërë zëri i gjallë i trashëgimisë muzikore shqiptare në diasporë. Kori “Lulëkuqet” në Bern, i formuar nga gra të komunitetit shqiptar, që prëj vitit 2018 vijon me përkushtim rrugëtimin e tij për ruajtjen dhe promovimin e këngës qytetare shqiptare si një formë arti, kujtese dhe identiteti.

Në përpjekje për të zgjeruar radhët dhe për ta bërë pjesë të kësaj nisme sa më shumë gra të interesuara, kori ka bërë një thirrje për anëtare të reja. Takimet zhvillohen çdo të premte, në orën 19:00, në ambientet e Shkollës BernstrasseOstermundigen (Bernstrasse 60, 3072).

Për anëtaret aktuale, “Lulëkuqet” nuk janë vetëm një grup muzikor, por edhe një hapësirë miqësie, bashkëpunimi dhe fuqizimi kulturor. Përmes këngëve qytetare, ato ndërtojnë ura ndërmjet brezave dhe forcojnë ndjenjën e përkatësisë në një mjedis të huaj.

“Të nderuara zonja, jeni të mirëseardhura të bashkoheni me ne,” thuhet në njoftim.

Ky është një shembull i prekshëm se si arti dhe kultura shërbejnë si forca të fuqishme bashkimi dhe ruajtjeje të identitetit kombëtar në diasporë. Në një shoqëri gjithnjë e më shumë shumëkulturore, këngët tradicionale shqiptare rikujtojnë rrënjët dhe i japin zë kujtesës kolektive.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.